Сподели:

Mançevski: Me transparencë gjatë punës i kundërshtojmë lajmet e rrejshme

Shkup, 19 qershor 2018

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot ishte pjesë e forumit për politikat publike në temë: "Ballafaqimi me dezinformata - qasje e kombinuar e autoriteteve, shoqërisë qytetare dhe mediave për zgjidhje afatgjate", organizuar nga USAID-i, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Komuna Veles dhe organizatat qytetare.


Ministri Mançevski iu referua arsyeve që sollën deri te ajo që Velesi të njihet në botë si një vend ku krijohen lajmet e rrejshme.

"Njerëzit që përhapin lajme të rrejshme, këtë e kanë mësuar nga shoqëria në të cilën jetojnë. Gjatë viteve të fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të përhapjes së lajmeve të rrejshme urdhëroheshin nga një qendër e pushtetit nga zyra e ish-kryeministrit. Këto dezinformata u shpërndanë edhe në televizionet kombëtare në anekse të njëjta, me rradhitje të njejtë. Nuk mundemi të besojmë se të rinjtë e Velesit, krijojnë lajme të rrejshme pa pasur ndihmë për to. Përgjegjësia e mediave në atë proces ishte e madhe. Ata publikuan anekse të cilat përmbanin fjalim dhe urrejtje, fyerje, informacione të pa verifikuara… çdo gjë ishte e lejuar dhe e mundur të lexohej dhe dëgjohen në media”, prononcoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministry Mançevski, ajo që në disa diet e kaluara mund të lexohet në rrjetet sociale dhe në portalet e internetit në Maqedoni është edhe një vërtetim e asaj se sa serioz është problem me lajmet e rrejshme dhe duhet me përkushtim të punojmë për t’u ballafaquar me këtë problem.

Lajmet e rrejshme, në këtë rast kanë për qëllim rrotullim dhe manipulim. Me përdorimin e simboleve, fotografive, dezinformatave… Gjatë ditëve të kaluara jemi dëshmitarë për thirrje të linçit, dhunës… Sot, kjo ndoshi edhe në Kuvend, i shkaktoi ngjarjet e 27-të prillit. Atë që mundet ta bëjë Qeveria aktualisht është po ajo të cilën e bëmë edhe vitin e kaluar. Nëpërmjet informimit të rregullt dhe plotësisht transparent gjatë punës të kundërshtojmë dezinformimin që individët duan të imponojnë në publik ", potencoi ministri Mançevski, duke folur për rastet e fundit me lajmet e rrejshme dhe dezinformacionet të cilat u ndanë gjatë ditëve të fundit.

Ministri Mançevski iu referua ndryshimeve nga Ligji për mediat audio dhe audiovizuale.

„Ndryshimet në ligjin e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale (ASHAA), sigurojnë kushte për profesionalizimin e trupave mediatik. Mundësojnë punë të lirë dhe të pavarur të ediave në vend. Më e rëndësishme se gjithçka është se japin mundësi që politikanët t’i heqin duart nga mediat. Hapi më i rëndësishëm I cili bëhet në këto ndryshime është profesionalizimi përfundimtar I Këshillit të ASHAA-së dhe RTM-së. Ligji siguron process transparent në zgjedhje, vendosjen e kritereve të qarta për kandidatët dhe kyçjen e të gjithë të interesuarve në këtë proces. Kjo mënyrë e zgjedhjes pamundëson ndikimin politik dhe jo cilësor, kuadrot partiakë të jenë pjesë e Këshillave.

"Por edhe në këtë rast, një pjesë e opozitës është kundër këtyre ndryshimeve. Në vend që të kërkojë përgjegjësi për situatën katastrofike aktuale në media, VMRO-DPMNE-ja, me çdo kosto do që ta zgjasë mandatin e udhëheqjeve aktuale në RTM-në dhe ASHAA-në ", përfundoi ministri Mançevski.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë