Сподели:

Ministri Mançevski në konferencën me temë "Lajme të rrejshme ose trolle të vërteta". Mekanizmi më efektiv kundër lajmeve të rrejshme është e vërteta!

Sofje, 09 nëntor 2018

Ministri i shoqërisë së informatikës dhe administratës Damjan Mançevski, ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare me temë: "Lajme të rrejshme ose trolle të vërteta", e cila sot po mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Ministri Mançevski mbajti fjalim në sesionin e panelit me fokus në lajmet e rrejshme në kuadër të fushatës zgjedhore së bashku me Ministren Bullgare kryesuese e Këshillit Evropian, Ljiljana Pavlova, Xhustin Fridman, Ambasadën e SHBA-ve në Bullgari, Petar Kurumbashev dhe Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian.

Ai iu referua fushatave zgjedhore që u zhvilluan në Maqedoni gjatë viteve të fundit.

"Ajo që mund të them nga përvoja ime është se informacioni i mirë dhe në kohë është i një rëndësie të madhe në çdo demokraci moderne. Nga ana tjetër, lajmi i rrejshëm, domethënë propaganda digjitale dëmton proceset demokratike dhe ndikon fuqishëm në zgjedhje. Njerëzit gjithmonë më pyesin se cila është mënyra më e mirë për të luftuar lajmet e rrejshme. Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhe nuk ka të bëjë aspak me teknologjinë. Kjo është e vërteta. E vërteta është arma kryesore kundër lajmit të rrejshëm. Natyrisht, ajo shkon krah për krah me rritjen e besimit në institucionet, por edhe tek gazetarët përmes profesionalizimit, edukimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Ekziston një aspekt tjetër: Segmenti social i propagandës digjitale, ku emocionet e qytetarëve, frika e tyre e fshehur, por edhe instinktet e tyre bazë, inkurajohen dhe manipulohen përmes shtrembërimit të qëllimshëm të fakteve.

Lajmet e rrejshme gjithmonë përcjellin mesazhin e nacionalizmit, ndarjes, konfliktit, emocioneve të forta, urrejtjes, problemeve etnike... ", potencoi ministri Mançevski.

Ministri Mançevski nxorri në pah masat të cilat Qeveria i ndërmerr në mënyrë aktive në kontekstin e luftës kundër lajmit të rrejshëm. Siç potencoi ai, në mënyrë të vlefshme Qeveria është kundër shfaqjes së lajmeve të rrejshme, vepron në kundërshtim me manipulimin, dhe përveç kësaj, koncepti i qeverisë së hapur i parandalon lajmet e rrejshme.

"Këtë që Maqedonia po bën tani është në nivelin e rritjes dhe transparencës aktive në punën e institucioneve. Ky lloj i punës bazohet në tri shtylla themelore: demokratizimi i mjedisit mediatik, transparenca aktive dhe rritja e qasjes deri tek informatat. Nuk mund të ketë manipulime rreth shpenzimeve të ministrave dhe nuk mund të përhapen lajme të rrejshme për arsye se këto kosto shpallen publikisht. Nuk mund të ketë lajme të rrejshme rreth shumave të prokurimit publik, pasi tani çdo kontratë e tenderit duhet të shpallet publikisht.

Në fokusin e marrëdhënieve publike të qeverisë është hapja, transparenca dhe llogaridhënia. Ne, si qeveri, besojmë se shpallja proaktive e informacionit, llogaridhënies dhe transparencës kontribuon në reduktimin e lajmeve të rrejshme dhe propagandës. Nëpërmjet kësaj pune, krijohet besimi ndërmjet institucioneve në sistemet dhe ndaj qytetarëve. Sa më i madh të jetë besimi, aq më shumë peshë ka fjala e qeverisë. Në mënyrë plotësusese, ndihmon komunikimi aktiv i dyanshëm i Qeverisë në rrjetet sociale që shpejt të bien në lajme të rrejshme", theksoi ministri Mançevski.

Duke folur për fushatën e referendumit, Ministri Mançevski nëpërmjet shembullit paraqiti rreziqet me të cilat ballafaqohemi me prodhimin e përditshëm të lajmeve të rrejshme, veçanërisht në portalet e internetit dhe në rrjetet sociale, por jo rrallë, këto përmbajtje merren edhe nga mediat tradicionale.

"Kemi qenë dëshmitarë të shpifjeve dhe shpërndarjes aktive të përditshme dhe të informacionit të rrejshëm nëpërmjet rrjeteve sociale nga profilet anonime, të cilët synonin të ndikonin në daljen e votuesve gjatë referendumit.

Lëvizja "Bojkotoj" përmes dhjetra profileve shumë aktive në një kohë të shkurtër arriti të përmbysë rrjetin social Twitter me një numër të madh mesazhesh, duke përfshirë edhe proklamimin e informacionit të rrejshëm. Shumë nga profilet e shpallura si përkrahës të "Bojkotit" kishin një aktivitet Buton-automatik, përkatësisht, besohet se nuk ka njerëz të vërtetë prapa tyre, por programe kompjuterike. Shumica e këtyre profileve aktive ndanë faqet e internetit pro-ruse si mbështetje të kauzës së tyre. Përdorimi më i qartë i lajmeve të rrejshme në këtë periudhë ishte fotografia që u shpërnda në Twitter me dorëheqjen e pretenduar të Ministrit të punëve të jashtme Dimitrov, e cila për një kohë shumë të shkurtër u publikua nga një kompani e njohur televizive në Maqedoni. Po këto profile të njëjta në disa raste shpërndanë fotografi të njerëzve të cilët votuan në referendum së bashku me gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj votuesve ", përfundoi ministri Mançevski.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë