Сподели:

MSHIA: Komisioni Evropian vlerëson hapin pozitiv të reformës së Administratës publike

Shkup, 02 mars 2020

,,Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë progres në reformën e administratës publike”, Kështu Komisioni evropian, e fillon pjesën hyrëse në Raportin e fundit kushtuar administratës publike.

Fokusi është që të sigurohen shërbime të shpejta dhe më cilësore për qytetarët dhe kjo mundësohet me Portalin e ri të e-shërbimeve. Gjithashtu, në fokus është vendosur dhe Regjistri qendror i popullsisë i cili paraqet bazë të vetme të të dhënave të popullsisë, me informata të unifikuara dhe të verifikuara. Në këtët mënyrë, Komisioni Evropian edhe një herë vërtetoi se baza e reformës dhe profesionalizimi i administratës publike është digjitalizimi.

Raporti i referohet dhe procesit të arritur në pjesën e transparencës dhe gjithëpërfshirjes gjatë krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve. Këtu, potencohet Portali i ri i të dhënave të dhënave të hapura dhe Strategjia e transparencës 2019 – 2021.

Për ne, si Ministri e Shoqërisë Inforatike dhe Administratës, nota pozitive në Raport vërteton mbi punën dhe përkushtimin ndaj reformës së administatës publike, si shërbim i qytetarëve. Kjo paraqet dhe obligim për të vazhduar në këtë drejtim, gjithçka me një qëllim dhe ky është përmirësimi  jetesës së të gjithë qytetarëve tanë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës