Сподели:

Salla ,,Një pikë shërbimi”, me orar pune të shkurtuar - Të gjitha sportelet do të punojnë prej në ora 08:30 deri në ora 16:30

Shkup, 17 mars 2020

Salla ,,Një pikë shërbimi” (Ish Banka Komerciale), do të punojë me orar të shkurtuar. Të gjitha sportelet do të punojnë prej në ora 08:30 deri në ora 16:30.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 18 mars dhe është në përputhje me masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të reduktimit të mundësisë së parandalimit të përhapjes së Koronavirusit.

Ky vendim është miratuar në koordinim me të gjitha institucionet të cilat në këtë lokacion ofrojnë shërbime, duke përfshirë edhe Drejtorinë e udhëheqjes së librave amë.

Në periudhën kur ,,Një pikë shërbimi punon”, do të vijon të respektohet rradha dhe dinamika në hyrje të sallës, me qëllim që të tejkalohet situata kur në të njëjtin sportel presin më shumë persona. Hapësirat dezinfektohen rregullisht, ndërsa të punësuarve u janë siguruar të gjitha pajisjet e duhura për mbarëvajtjen e pandërprerë dhe të sigurtë të punës.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, edhe një herë Apelon në shfrytëzimin e mundësisë së shërbimeve të cilat u nevojiten qytetarëve që t’i marrin në mënyrë elektronike. Në Portalin e e-shërbimeve: Uslugi.gov.mk, aktualisht janë të aksesueshme 128 shërbime, të cilat mund të merren për vetëm disa minuta prej në shtëpinë tuaj.

Kjo do të thotë se Vërtetimet dhe llojet e ndryshme të dokumenteve të institucioneve më të vizituara, siç janë: Agjencia e punësimit, Ministria e punës dhe politikës sociale, Fondi i sigurimit shëndetësor dhe Fondi i sigurimit pensional, Regjistri qendror i popullsisë… janë të aksesueshme në mënyrë elektronike.

Gjithashtu, prej javës së kaluar në mënyrë elektronike mund t’i merrni edhe çertifikatat e librave amë të të lindurve, të kurorëzurve dhe të vdekurve.

Mbi procedurën e plotë të lëshimit të dokumenteve, mund të lexohen të gjitha informacionet e nevojshme edhe për 744 shërbime. Nëpërmjet kësaj mënyre, nuk ka arsye pse t’i vizitoni institucionet me praninë tuaj fizike që t’i merrni këto informacione.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës