NUK KA DERË TË GABUARNUK KA DERË TË GABUAR Dera e parë është dera e drejtë
Pse nuk ka derë të gabuar? Për shkak të numrit të madh të institucioneve qeveritare shumë njerëz nuk janë në gjendje për të përcaktuar se cili institucion është përgjegjës për nevojat e tyre, dhe kështu hasin vështirësi në komunikim me administratën. Për këtë arsye mund të ndjehen të refuzuar dhe të irrituar në kërkimin të zgjidhjes së kërkesës së tyre. Prandaj është e nevojshme mënyra e punës së nëpunësit shtetëror ose publik Ii cili Ii pret qytetarët dhe i ndihmon në lidhje me institucionin kompetent, pa marrë parasysh a janë në vendin e duhur apo jo. Me këtë shmangen pengesat që shfaqen gjatë kërkesës dhe dhënies së shërbimeve të ofruara nga institucionet e sistemit. Kjo do të thotë që, nuk do të ketë thirrje të shumta telefonike ose shëtitje nëpër dyert e administratës.
Çfarë do të thotë “ Nuk ka derë të gabuar“? Sot qytetarët kanë pritje cilësore prej insitucioneve qeveritare në kryerjen e shërbimeve publike. Ata duan shërbime të shpejta , efikase dhe cilësore nga administrata, pavarësisht nga koha dhe vendi, e cila duhet të kryhet me mirësjellje, transparencë dhe përgjegjëshmëri nga ana e nëpunësit publik. Koncepti “Nuk ka derë të gabuar“ është një qasje e re në punët e administratës publike që del nga nevojat e Qeverisë. Kjo administratë duhet të ofroj shërbim që do të jetë i orientuar drejt qytetarëve dhe t’ju mundësojë bashkëpunim dhe kordinim më të mire në kryerjen e shërbimeve publike .
Kjo do të thotë, braktisje e praktikës aktuale të administratës publike, të punojë vetëm në kuadër të kompetencave individuale, pa dhënë ndonjë ndihmë ose rekomandim qytetarëve për të ardhur tek shërbimet e ofruara edhe nga organet tjera kompetente. Vlen të përmendet se kjo qasje momentalisht përdoret edhe në shumë institucione, por ideja kryesore është të bëhet sjellje e zakonshme e çdo punonjësi në administrate.
Realizimi “ Nuk ka derë të gabuar“ Koncepti “Nuk ka derë të gabuar“ si një politikë e veçantë, prej këtij viti do të zbatohet në Maqedoni pra me një kuptim të gjërë do të jetë afatgjatë. Në fazën fillestare do të zbatohet vetëm në kuadër të një organi të vetëm të administratës shtetërore që nuk do të thotë se qytetarët do të marrin çfarë do lloj shërbimi në të njëjtin institucion. Megjithatë, kriteret ekzistuase, do të vazhdojnë të zbatohen gjatë punës së administratës, që me qasjen e re, qytetarët do të fitojnë një nivel më të mire të shërbimit dhe më lehtë do të kontaktojnë me personin kompetent për lëndën e tyre .
Përfitimet e “ Nuk ka derë të gabuar“ Ky koncept paraqet bazën e punës së nëpunësit shtetëror dhe publik ,ose personat që kryejnë aktivitete dhe detyra me interes publik në pajtim me Kushtetutën, Ligji për marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuar. Në këtë mënyrë nëpunësit do të jenë në gjendje ti përcaktojnë problemet e shumta dhe komplekse të palëve, të cilat do t’i ndihmojnë për të shkuar përpara drejt zgjidhjeve të kërkesave të tyre.
Me qasjen “Nuk ka derë të gabur“ pritet të përmirësohen shërbimet për qytetarët, dhe kjo do të çojë në ndryshimin e imazhit negative për administratën publike si jo efikase dhe e pa interesuar për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve por, e orientuar dhe e hapur për qytetarët. |