Shpërndaje:

Memorandum për bashkëpunim me UNDP-në

19 dhjetor 2017, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe koordinuesja e përhershme e OKB-së dhe përfaqesuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luisa Vinton, sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim, me çka do të filloj implementimi i projetkiti “Një pikë shërbimi” dhe fillimi i analizës funksionale horizontale në administratën publike.

Siç e ceku ministri Mançevski, këta dy projekte kanë rëndësi të madhe për qytetarët, duke marrë parasysh se qellimi i Strategjisë së Qeverisë dhe MSHIA-s është që administrata të japë qytetarëve shërbime efikase, të disponueshme, të shpejta dhe më të lira.

 Меморандум за соработка со УНДП

Me projektin “Një pikë shërbimi”, qytetarët do të mund të marrin më tepër se 40 shërbime dhe informacion në një vend, edhe atë në: Ministrinë për Punë të Brendshme, Ministrinë për Transport dhe Lidhje – Sektori për komunikacion rrugor dhe infrastrukturë, Drejtoria për të ardhurat publike, Agjencioni për Kadastër të Patundshmërisë, Agjencioni për punësim, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Qendra për çështje sociale, Regjistri Qendror, Fondi për sigurim shëndetësor, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor dhe Ministria e Ekonomisë.

“Një pike shërbimi dukshëm do të zvogëloj kohën e pritjes të qytetarëve gjatë marrjes së shërbimeve. Sportelet do të japin shërbime për përedoruesit në dy ndërrime. Kjo do të jetë një hap i përparueshëm ndaj krijimit të administratës publike e cila do të jetë servis i vërtet për qytetarët”, tha Mançevski.

Ministri theksoi se kjo është vetëm faza e parë e projektit e cila duhet të rritet më tuje në “Qendrën për shërbime publike”, kryesisht Një Pikë shërbimi në disa prej qyteteve në vend.

Në lidhje me analizën funksionale horizontale në organet e drejtotrisë së shtetit dhe agjencionet, ministri përmendi se procesi do të fillojë me planifikimin e të gjitha institucioneve në vend përmes llojit, statusit, kompetencave dhe linjave të llogarridhënies, dhe në bazë të rezultateve të planifikimit do të përpunohet Katalog i detajuar i institucioneve e cila do të jetë publike.

Memorandum për bashkëpunim me UNDP-në

“Analiza duhet të japë pasqyrë të vërtetë për gjendjen e administratës dhe t’i zgjidhë porblemet të lidhura me llogaridhënien e brendshme në administratë dhe më përpuethshmërinë e kompetencave. Ky lloj i analizës do të zbatohet për herë të parë në Maqedoni dhe për këtë duhet të përgjigjet në një numër të madh të pyetjeve dhe dilemave se cilat janë ndryhimet e nevojshme në administratë. Riorganizimi i administratës do të bëhet në bazë të rezultateve të fituara nga analiza funksionale”, theksoi ministri Mançevski.

Ministri gjithashtu e falenderoi edhe koordinuesen e përhershme të OKB-së dhe përfaqësuesen e UNDP-së në Maqedoni, Luisa Vinton, për ndihmen dhe mbështetjen për sigurimin e ekspertave vendas dhe të huaj në këtë analizë.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form