Shpërndaje:

Zëvendësministri Bajdevski në Konferencë për menaxhim të cilësisë në sektorin publik

18 dhjetor 2017, Shkup

Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, dhe sekretari shtetëror, Jahi Jahiu, sot ishin pjesë e konferencës me temë “Menaxhimi i cilësisë në sektorin publik” të cilën e organizoi Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së në Shkup.

Në konferencën e sotshme u prezantuan përvojat e deritanishme nga implemenitmi i modeleve për menaxhim të cilësisë në organizatat e sektorit publik, ishin të prezantuara edhe  mjetet evropiane për cilësinë  në sektorin publik, dhe u shfaqën planet e ardhshme dhe hapat e MSHIA-s të cilat do ti ndërmarrë për menaxhimin e cilësisë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë.

Zëvendësministri Bajdevski në Konferencë për menaxhim të cilësisë në sektorin publik

“Metodat ndërkombëtare për përmirësimin e cilësisë së punës dhe menaxhimit, posaqërisht të ISO standardeve dhe Kuadrit për vlerësim të përbashkët, apo modeli CAF, janë të dizajnuara në mënyrë të ndihmojnë institucionet që të sigurojnë avancimin e proceseve, të mësojnë nga përvojat e veta apo të huaja, të përmirësohen vahdimisht dhe të jenë të suksesshëm në sigurimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. 

Zëvendësministri iu referua edhe sfidave të kohës moderne ku vendoset nevoja për përmirësim të shërbimeve të cilën administrata publike iu shpërndan qytetarëve, njëkohësisht edhe pritshmërit e medhaja të qytetarëve në marrjen e shërbimeve.

Заменик министерот Бајдевски на Конференција за управување со квалитетот во јавниот сектор

“Analizat tona tregojnë se zbatimi i modeleve dhe mjeteve për menaxhim të cilësisë ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së punës në institucione. Për këto arsye ne jemi të dedikuar në implementimin e tyre në periudhën vijuese dhe në këtë drejtim planifikojmë t’а miratojmë Kuadrin ndërkombëtarë për menaxhim të cilësisë në sektorin publik. Ky dokument është në proces të përpunimit dhe verzioni i saj punues do të shfaqet në konferencën e sotshme. Prej nesër, fillojmë me serinë e trajnimeve për implementimin e modeleve dhe mjeteve për menaxhimin e cilësisë në sektorin publik të cilat janë të vendosura për të punësuarit në institucione” tha Bajdevski.

Sekretari shtetëror, Jahi Jahiu, në fjalimin e tij theksoi se “ Përmirësimi i sistemit të cilësisë në institucionet e Republikës së Maqedonisë është njëra prej qëllimeve të Strategjisë së re për reforma në administratën publike për periudhen e vitit 2018-2022, e cila është në fazën fillestare. Aktivitetet për zbatim të modeleve dhe mjeteve për menaxhim të cilësisë në sektorin publik janë poashtu pjesë e planit Aksional të Strategjisë”.

Në ngjarje fjalim kishte edhe, Jeffry Goldstein, zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Në fund të ngjarjes u mbajt edhe panel i debatit për përvojat në implementimin e modelit CAF, ku të gjithë të pranishmit patën mundësinë me rekomandimet dhe sugjerimet e tyre të përfshihen në përmiresimin e implementimit.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form