Shpërndaje:

Bajdevski: Qeveria është e dedikuar në departizimin e institucioneve

7 dhjetor 2017, Shkup

Zëvendëskryeministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, ishte pjesë e ngjarjes më temë: “Shtet i robëruar – interesat politike, shoqërore dhe ekonomike”. Ngjarja ishte e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.

Zëvendëskryeministri Bajdevski e hapi diskutimin e panelit të dedikuar në: “Institucione të robëruara: A ka gjasa të bëhet ndarja e politikës nga shteti? Sfidat e pushtetit ekzekutiv me menaxhimin e depolitzimit dhe korrupsionit”.

“Kriza politike dhe institucionale me të cilën përballet Maqedonia në vitet e fundit tregoi se plotësisht janë shkelur parimet e sundimit të ligjit dhe funksionimi i shtetit ligjor. Partizimi i fortë i shtetit dhe institucionet publike seriozisht e shkelën integritetin dhe besueshmërinë e institucioneve. Shteti dhe institucionet nuk mundeshin të merrnin shpejt krizën politike dhe kjo ka sjellë deri te gjendja në të cilën Maqedonia u definua si “shtet i robëruar” me institucione të robëruara”, theksoi ministri Bjadevski. Ai potencoi se reforma në administratën publike është proces i përhershëm, edhe ajo duhet t’i përshtatet ndryshimeve të rrethanave. Zëvendësministri iu referua edhe angazhimeve të Qeverisë dhe të MSHIA-s në zbatimin e reformave.

Bajdevski: Qeveria është e dedikuar në departizimin e institucioneve

"Me zbatimin e parimeve të drejtësisë dhe profesionalizmit gjatë punësimit dhe objektivës gjatë avancimit dhe shpërblimit të të punësuarve në administratën publike, Qeveria duhet të krijoj administratë të liruara nga lidhjet partiake dhe të dedikohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe subjekteve afariste, duke i respektuar parimet e ligjshmërisë dhe paanshmërisë në ushtrimin e detyrës së tyre”, informoi Bajdevski.

Në fjallimin e tij ai iu referua edhe masave të parashikuara të Strategjisë për reforma në administratën publike të cilat janë të orientuara plotësisht kah gjetja e zgjidhjeve racionale dhe t; realiyueshme për sfidat dhe udhëzimet e përfshira në raportet e institucionet relavante vendase dhe të huaj.и.

Бајдевски: Владата е посветена на департизација на институциите

“Siç është e parashikuar në SRAP, qellimi është depolitizimi në administratë, përmes zbatimit të përforcuar të parimeve të meritës, mundësive të njejta, përfaqësim të duhur dhe të barabartë dhe profesionalizim të i pozitave të larta drejtuese. Për realizimin e të njejtës, do të merren masa drejt uljes së rreziqeve të politizimit të administratës, përmes avancimit të procedurave për selektim, punësim dhe avancim në bazë të parimeve të meritës, trajtim fer, të njejtë dhe të duhur, dhe përfaqëpsim të barabartë të anëtarëve të komuniteteve. Masat do të përfshijnë edhe profezionalizimin e pozitave të larta drejtuese përmes përkufizimit të qarte në mes nivelit politik dhe profesional. Për të arritur efikasitet më të madh dhe efektivitet në punë, sistemi për vlerësim të nëpunesave administrative do të redefinohen me të çka do të vendosen bazat për shpërblim sipas performances që të mund që  në fazat e mëvonshme të reformës të jenë të lidhura me sistemin e pagave”,

Si vërtetim për reformat në të cilën punon Qeveria, Bjadevski I potencoi komentet pozitive të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker, i cili prej në Bruksel e mirëpriti përparimin e Maqedonisë.

Бајдевски: Владата е посветена на департизација на институциите

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form