Shpërndaje:

Ministri Mançevski në vizitë pune në Strasburg

05 dhjetor 2017, Strasburg

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, është pjesë e ngjarjes me organizim të Komiteti Evropian për qeverisje demokratike, në kuadër të Këshillit Evropian në Strasburg.

Ministri Mançevski, me fjalimin e tij e hapi seancën e parë: “Promovimi i qeverisjes demokratike përmes përvojës së ndarë – reforma në administratë dhe qeverisje lokale dhe reforma në IKT dhe administrata publike”

“Si rezultat i krizës politike dhe demokratike në shtet, ripërtrimi i proceseve demokratike është angazhimi kryesor i Qeverisë sonë. Të gjitha angazhimet tona janë në hapje të proceseve në hartimin e politikave. Proceset gjithëpërfshirëse dhe të hapura jan prioriteti ynë strategjik, ku dëgjohet zëri i të gjithë palëve të interesuara dhe relevante. Ky është rasti edhe me krijimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, e cila është në drejtim të aktiviteteve të cilat shteti ndërmerr në rrugën drejt integritetit evropian. Në këtë proces janë të përfshirë të gjithë palët relevante, dhe jo vetëm se Bashkimi Evropian e kërkon atë, por sepse kjo është qasja më e mirë për qytetarë tanë” potencoi ministri Mançevski, duke folur për sfidat me të cilat përbalemi në këtët pjesë, nëse mirret parasysh politizimi i administratës publike nga njëra anë, dhe jogjithpërfshirja e proceseve në hartimin e politikave nga ana tjetër.

Ministri Mançevski në vizitë pune në Strasburg

“Qeveritë e shekullit 21 janë ndryshe nga ata të shekujve më pare. Procesi I qeverisjes sot e quajmë Qeveria 2.0 .Dëshiroj të përdor këtë term teknik, pa marrë parasysh prejardhjen time në IKT. Qeveritë në të kaluarën kanë sjellë ligjje dhe kanë mbikqyrë implementimin e tyre. Qeveritë 2.0 kanë për detyrë t’i informojnë qytetarët se ka një problem të caktuar, dhe t’i ftojnë që së bashku të diskutojnë për tejkalimin e problemit, së bashku të përgatisin zgjidhjen. Në këto kohra moderne dhe me mbështjetjen e IKT-së, ne mund ta arrijmë këtë lehtë. Interneti nuk është armë edhe dhe pas gjitha kualifikimeve, posaqërisht prej kur përballemi me problemin e lajmeve të rremë. Interneti është mjet, e cila mund të përdoret në drejtim të mundësimit të demokracisë direkte. Përfshirja e sa më shumë njerëzve në luftën kundër ektremizmit dhe lajmeve të rremë”, theksoi Mançevski.

Ministri Mançevski I prezantoj edhe angazhimet e MSHIA-së për administrate publike të depolitizuar, efikase, efektive dhe përgjegjshme e cila mundëson shërbime më cilësore, më lehtë të arritshme dhe më të lira për qytetarët dhe bizneset. Administrate publike është e bazuar në principe dhe vlera evropiane, e cila kontribon në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sundim të ligjit , kohezioni shoqëror dhe prosperiteti.

Министерот Манчевски во работна посета на Стразбур

“Në disa muaj të fundit, MSHIA intenzivisht punon në reformat e IKT-së, me qëllim të zhvillimit të interoperabiliteti dhe e-shërbimeve. Gjithashtu, punojmë në zhvillimin e disa strategjive të kësaj sfere siç janë: Strategjia për internet brezgjërë, strategji për Sigurim Cyber dhe strategjia për të dhëna të hapura”, informoi Mançevski, duke potencuar rëndësinë e digjitalizimit të proceseve dhe shërbimeve në administratën publike si njëra prej mjeteve kryesore për luftën kundër korrupsionit në administratë.

Министерот Манчевски во работна посета на Стразбур

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form