Shpërndaje:

Ministri Mançevski pjesë e Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë

26 shkurt 2018, Barcelonë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, merrë pjesë në Kongresin botëror të celularëve e cila mbahet nga 25 shkurt deri më 1 mars në Barcelonë, Spanjë.

Aktualisht filloi agjenda ministrore ku marrin pjesë ministrat dha funksionerë te lartë, ku dhe ministri Mançevski do të ketë rastin të shkëmbejë eksperienca në fushën a digjitalizimit me kolegë nga shtetet tjera nga Evropa dhe bota.

Ministri Mançevski pjesë e Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë

Ministri Mançevski, gjatë vizitës në kongres, do të realizojë takime me kompanitë me të cilat do të bisedojë për mundësinë për operatore të tretë celularë në Maqedoni. Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë për momentin është duke punuar për përmirësimin dhe krijimin e kushteve  që kompanitë të kenë interesim të investojnë në Maqedoni.

Me ndryshimet e ligjore në Ligjin për energjetike mundësohet shfrytëzimi i infrastrukturës sëë rrjetit shtetërorë. Për herë të parë shteti aktualisht po i harton burimet ekzistuese, qe do të mundësojë të ketë një pasqyrë të qartë të gjendjes momentale. Qellimi është që qytetarët të marrin shërbime më cilësore dhe më të lira.

Gjithashtu, MSHIA është duke përgatitur Planin nacional operativ për internet brezgjërë. Kjo është njëra nga parakushtet për rritjen e numrit të e-shërbimeve e cila parashikohet të realizohet gjatë këtij viti. Pas hartimit të zonave të bardha, do të investohet në të gjitha rajonet e shtetit ku ka nevojë për atë.

Kongresin në Barcelonë, ministri Mançevski do ta shfrytëzojë edhe për njoftim të Samitit digjital për vendet e Ballkanit Perendimorë e cila si pjesë e procesit të Berlinit do të mbahet me 18 dhe 19 prill në Shkup

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form