Shpërndaje:

Punëtoria për “Udhëzime për qeverisje të mirë të personave të zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv”

23 shkurt 2018, Shkup

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) organizuan puntorinë për “Udhëzime të qeverisjes së mirë të personave të zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv”.

Udhëzimet e qeverisjes së mirë të personave të zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv, të cilat janë pjesë e planit 3-6-9, bashkë me “Reformën në administratën publike dhe qeverisjes së mirë”, kanë për qëllim të udhëheqin ministrat, zëvendësministrat dhe aktorë të tjerë në funksionet publike të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për mënyrën e qeverisjes dhe sjelljen në udhëheqjen e institucioneve, me qëllim të forcohet qeverisja e mirë, integriteti profesional, efikasiteti, puna e përgjegjshme dhe transparente e pushtetit ekzekutiv, dhe vazhdimisht të përforcohet besimi i qytetarëve në punën e institucioneve.

Punëtoria për “Udhëzime për qeverisje të mirë të personave të zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv”

Në punëtori u prezantua dokumenit skicë për “Udhëzime për qeverisje të mirë të personave të zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv”, për të cilin nëpërmjet punës në grupe ishin dhënë sugjerime dhe propozime nga sektori civil, akademik dhe bashkësia eksperte për përparimin e teksit të Udhëzimeve.

Udhëzimet për qeverisje të mire do t’i referohen sjelljes dhe punës së personave të zgjedhur dhe emëruar nga pushteti qendror. Qëllimi i përfundimtar është rritja e nivelit më të lartë të llogaridhënies të personave të zgjedhur dhe emëruar në institucionet në të cilat udhëheqin, por edhe ndaj qytetarëve. Me miratimin e Udhëzimeve do të forcohen kapacitetet për qeverisje të mirë të anëtarëve të Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike në pushtetin ekzekutiv.

Работилница за „Насоки за добро управување на избрани и именувани лица во извршната власт“

Работилница за „Насоки за добро управување на избрани и именувани лица во извршната власт“

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form