Shpërndaje:

MSHIA fillon me trajnime për menaxhim të cilësisë në sektorin publik

19 dhjetor 2017, Shkup 


Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunim me Shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA) prej sot fillon me trajnime me temë: Menaxhimi të cilësisë në sektorin publik.

Qëllimi kryesorë i trajnimeve është përforcimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore për implementimin e sistemeve, modeleve dhe mjeteve për menaxhim të cilësisë.

Trajnimi do të zhvillohet nga Nik Tijs, ekspert ndërkombëtar për menaxhim të cilësisë në sektorin publik.

Trajnimet janë destinuara për personat të cilat janë përgjegjës për menaxhim të cilësisë në institucione, personat të cilët punojnë në vendosjen e sistemeve dhe modeleve për menaxhim të cilësisë dhe personat të cilët planifikojnë të punojnë në vendosjen e sistemeve për menaxhim të cilësisë në instiucione.

Programi do të zhvillohet në Shkup dhe do të realizohet nëpërmjet metodave të ndryshme për trajnim sikur: prezantime, diskutime, punë në grupe, ushtrime për aftësi etj. Trajnimet do të zgjasin në periudhë prej 3 ditësh dhe do të realizohen t[ shkurtra gjatë muajit dhjetor të vitit 2017-të, janarit dhe shkurtit të vitit 2018-të.

Pas përfundimit të trajnimeve pjesëmarrësit do të marrin njohuri në fushat e mëposhtme:

  • Procesi për menaxhim të cilësisë në sektorin publik;
  • Vendi i CAF modelit në kornizën e modeleve të ndryshme të cilat shfrytëzohen për menaxhim të plotë të cilësisë në sektorin publik;
  • Si të implementohet CAF modeli;
  • Sisteme për menaxhim të cilësisë si ISO, BPR e tj.;
  • Procesi i menaxhimit të kënaqësisë së qytetarëve/klientëve, duke përfshirë teknikat për matjen e kënaqësisë të përdoruesve;
  • Mbikqyrje më e mirë e elementeve të udhëheqësisë dhe strategjisë me menaxhim të cilësisë në sektorin publik.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë