Shpërndaje:

Trajnime për zbatimin e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese

22 dhjetor 2017, Shkup

Përfundoi faza e parë e trajnimeve të caktuara për inspektorët e qeverisë qendrore për zbatimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative (LPPA). Në dhjetë ditët e fundit në Shkup u mbajtën trajnime ku morën pjesë 450 inspektorë.

Në kuadër të trajnimeve ishin të zhvilluara tema siç janë: parimet themelore, lënda dhezbatimi i LPPA-së, menaxhimi i procedurave inspektuese në pajtim me Ligjin, veprimtaritë administrative dhe mbrojtja ligjore si dhe kryrja e akteve inspektuese. Trajnimet ishin të realizuara nga ana e profesorëve nga Fakulteti Juridik, Borçe Davitkovski dhe Ana Pavllovska Daneva, konsultanti Jugosllav Gjorgjievski dhe avokati Zharko Haxhi-Zafirov, duke përfshire aspekte teorike por edhe më i rëndësishëm ishte zbatimi i aspekteve praktike të zbatimit të LPPA-së, në drejtim të zbatimit të uniformuar të ligjit gjatë procedurave inspektuese.

Trajnime për implementimin e Ligjit për procedurën të përgjithshme administrative gjatë kryerjes së mbikqyrjes inspektuese

Gjatë janarit dhe shkurtit do të mbahen trajnime në Shtip dhe Manastir, në të cilën numri i plotë i inspektorëve të trajnuar do të arrijë deri më 990.

Trajnimet janë pjesë e projektit “Modernizimi i shërbimeve inspektuese”, i mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim ndërkombëtar (USAID).

Si pjesë e projketit ishte i nënshkruar edhe Memorandumi për mirëkuptim në mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Qendrës për politika të zhvilluara të IDEAS DePo. Në realizimin e trajnimeve aktive është i përfshirë edhe Këshilli Inspektues. Qëllimi kryesorë i projektit “Modernizimi i shërbimeve inspektuese” është të mbështesë formimin e sistemit inspektues modern, i disponueshëm lehtë dhe i parashikuar, e cila do të përpiqet të arrijë efikasitet të rritur të shërbimeve inspektuese, si dhe pajtueshmëri vullnetare nëpërmjet realizimit së praktikave të mira dhe principeve të procesit për mbikëqyrje inspektuese.

Обуки за примена на Законот за општа управна постапка при вршење на инспекциски надзор

Refromat e shërbimeve inspektuese si pjesë e reformës gjithëpërfshirëse në administratën publike duhet të kontribuojë në vendosjen sistemeve inspektuese më efikase dhe më transparente nëpërmjet përfshirjes të palëve të interesuara me rekomandimet dhe mendimet e tyre për zgjidhjet e përkatëse ligjore dhe për çështjet e organizimit.

 

 Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form