Shpërndaje:

Projekt plani nacional për partneritet të hapur qeveritar i viteve 2018 - 2020

29 maj 2018, Shkup

Projekt plani nacional për partneritet të hapur qeveritar i viteve 2018 - 2020

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë e përgatiti projekt planin nacional për partneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020. Plani nacional përfshin spektër të gjerë të aktiviteteve të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria në dy vitet e ardhshme, me qëllim që të përforcohen, thellohen dhe zgjerohen përpjekjet për përparimin e transparencës së Qeverisë, përmirësimi i efikasitetit të mekanizmave institucionale për qasje deri te informatat, transparencës fiskale, udhëheqjes me të dhënat dhe mbajtjen e regjistrave në institucionet shtetërore dhe publike si dhe rritjen e standarteve të integritetit dhe qasjes më të madhe deri te teknologjia për të gjithë qytetarët.

Në formimin e këtij plani aksional, vend kryesor kanë konsultimet si në Qeveri ashtu edhe jashtë saj, duke i përfshirë edhe konsultimet e gjera me Ministritë dhe organet e tjera të admimistratës shtetërore si dhe konsultimin me publikun e gjerë dhe organizatat qeveritare. Në shkurt të vitit 2018-të, u publikua Njoftimi për fillimin e procesit të përgatitjes së Planit të katërt aksional për partneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020, në web faqen e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë bashkë me afatin kohor për përgatitjen e planit aksional për partneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020, me çka edhe zyrtarisht filloi procesi për përgatitjen e Planit të katërt aksional për partneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020.

Me qëllim që të shikohet informimi i palëve të interesuara për këtë iniciativë dhe interesimin e tyre për pjesëmarrje në përgatitjen e planit të ri aksional, u përpunua dhe u shpërnda Pyetësor për vlerësimin e nevojave për përgatitjen e planit të ri për partneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020. U realizuan edhe katër takime tematike me qëllim të informimit për përparimin e realizuar si dhe të mblidhen propozim masat dhe aktivitetet të cilat potencialisht mund të përfshihen në planin e ri aksional.

Më 8 dhe 9 maj të vitit 2018-të, u mbajt ngjarja e hapur publike: ,,Partneritet i hapur qeveritar, dialog me organizatat qytetare për Planin aksional nacional për vitet 2018 – 20120-të." Gjatë konferencës në tre grupe punuese të përfaqësuara nga përfaqësues të organizatave joqeveritare u analizuan, diskutuan dhe u dorëzuan angazhimet e propozuara me prioritet deri te MSHIA dhe u mundësua diskutim për angazhime shtesë për planin e katërt nacional. Gjithashtu, u mbajtën edhe takime konsultative me organizatat qytetare në nivel lokal.

Në periudhën prej datës 10 – 29 maj të vitit 2018-të, u realizua procesi për definimin e propozim masave për projekt versionin e parë të Planit aksional për Partneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020-të. Veç kësaj u mbajtën edhe takime punuese tematike ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve qeveritare dhe organizatave qeveritare me qëllim që të definohen me prioritet angazhimet e propozuara.

MSHIA i fton të gjitha palët e përfshira, institucionet, organizatat joqeveritare dhe qytetarët e interesuar të dërgojnë propozimet e tyre, rekomandimet dhe komentet e projekt Planit nacional për partneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020. Komentet dhe propozimet tuaja mund t’i dërgoni në e-mail: marina.shaf@mioa.gov.mk.

Projekt plani aksional nacional për pаrtneritet të hapur qeveritar për vitet 2018 – 2020

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form