Shpërndaje:

Publikohet projekt-versioni i Strategjisë dhe Planit Aksional për të Dhënat e Hapura 2018-2020

Shkup, 13 qershor 2018

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë shpall Projekt Strategjinë dhe Planin aksional për të dhënat e hapura 2018-2020.

Strategjia për të Dhënat e hapura 2018-2020 i përcakton qëllimet strategjike me të cilat do të nxitet publikimi dhe shfrytëzimi i të dhënave të hapura. Qëllimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve që ato ofrojnë dhe në të njëjtën kohë të nxiten inovacionet në kuadër të sektorit publik brenda dhe jashtë tij.

Strategjia për të Dhënave të Hapura synon të krijojë një sistem ekologjik dinamik të të dhënave të hapura në të cilin prodhohen të dhënat, hapen, pasurohen dhe ripërdoren nga aktorë të ndryshëm nga sektori publik, privat, akademik dhe civil. Kjo do të çojë deri te përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe efikasitetit në sektorin publik dhe do të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve.

Gjithashtu MSHIA po punon në mënyrë aktive për të luftuar korrupsionin dhe kontribuon në krijimin e një klime inovatore me mundësi të reja ekonomike për sektorin e biznesit.

Strategjia për të dhënat e hapura do të zbatohet në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2020-të. Plani aksional për realizimin është një pjesë përbërëse e Strategjisë, e cila i përcakton masat dhe aktivitetet, subjektet përgjegjëse, periudhën kohore për realizim, burimet e nevojshme financiare dhe burimin e financimit, treguesit për realizimin dhe burimet për verifikimin e realizimimit.

Përgatitja e Strategjisë është në kuadër të projektit "Përkrahje e procesit të reformave të administratës publike", financuar nga Ambasada Britanike në Shkup. Strategjia u hartua në kuadër të një grupi punues me përfaqësues nga institucionet shtetërore, sektori civil, privat dhe akademik, si dhe u angazhuan ekspertë lokal. Në procesin e përgatitjes së Strategjisë për të dhënat e hapura, ishte inkuadruar një ekspert i njohur ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar, z. Endru Stotu si një nga pionierët në fushën e të dhënave të hapura.

MSHIA I fton tlë gjithë të interesuarit të dërgojnë komentet e tyre më së voni deri më 27-të korrik në adreën në vijim: gordana.dimitrovska@mioa.gov.mk

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë