Shpërndaje:

U publikuan Ligji për regjistrin qendror të popullsisë, Ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike dhe Ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme

Shkup, 10 shtator 2018

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë i publikon draft-versionet e ​ Ligjit për regjistrin qendror të popullsisë, Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike dhe Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme.

Ligjet janë rezultat i analizës së detajuar të legjislacionit vendas në drejtim të sigurimit të qasjes së sigurtë deri te shërbimet elektronike për qytetarët si dhe vendosjen e identifikimit elektronik për përdorimin e së njejtës.

Portali nacional për shërbime dhe katalogu i shërbimeve do të kenë më shumë funksionalitete. Shërbimet elektronike do të jenë të disponueshme në nivel më të lartë të sofistikimit, përkatësisht nga momenti i parashtrimit të kërkesës për ndonjë shërbim deri në pranimimin e aktit. Prej këtu, në mungesë të dispozitës ligjore aktuale, u imponua nevoja e përgatitjes së zgjidhjes ligjore. Me këtë ligj sigurohen zbatimi efikas dhe efektiv i komptencave të organeve dhe institucioneve, si dhe përgjegjësitë, të drejtat dhe kompetencat e subjekteve të cilët ofrojnë shërbime me interes publik, në bazë të standardeve dhe procedurave të përcaktuara në pëputhje me dispozitat e këtij ligji dhe ligjeve të veçanta, të gjitha në funksion të ofrimit të shërbimeve elektronike për shfrytëzuesit e shërbimeve.

Regjistri qendror i popullsisë paraqet bazë të vetme në të cilën do të ruhen të dhënat reale të qytetarëve. Si institucionet kyçe paraqiten Ministria e punëve të brendshme, Zyra për mbajtjen e librave amë dhe Regjistri qendror. Në bazë do të merren të dhënat nga më tepër institucione dhe nëpërmjet algoritmeve do të verifikohet sa është saktësia e atyre të dhënave, me çka të dhënat e marra për personin konkret do të mund të garantohen nëse është i vërtet dhe i saktë. Prej këtu, në mungesë të dispozitës ligjore konkrete aktuale, u imponua nevoja e përgatitjes së Draft-teksit për Ligjin e regjistrit qendror të popullsisë.

Me qëllim të përfshirjes në procesin e këtyre tre ligjeve kyçe, u formua grupi punues për përgatitjen e këtyre draft-ligjeve. Anëtarët grupit punues ishin punonjësit e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, Ministrisë së punëve të brendshme, Ministrisë e drejtësisë – Zyrës për udhëheqje të librave amë, Entit shtetëror i statistikës, Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Drejtorisë për sigurimin e informacioneve të klasifikuara.

Përveç takimeve të organizuara të grupeve punuese ishin të kryera edhe konslutime me përfaqësues relevant nga insitucionet të cilat janë të përfshira në procesin e krijimit të bazës së të dhënave dhe insititucioneve të cilat ofrojnë shërbime në mënyrë elektronike në procedurë për realizmin e të drejtave të barabarta.

Ndihma ligjore ishte e kërkuar dhe nga katër ekspertë vendas dhe një ekpert ndërkombëtar. Përveç kësaj, për shkak të transpozimit të rregullorës së BE-së, elDas, është siguruar edhe ndihma e përkatëse ligjore dhe e TI-së nga ana e IPA2012.

Ligjet ishin të publikuara dhe në ENER, ku gjatë periudhës prej 20 ditëve, ishin të disponueshme për komente dhe vërejtje nga të gjitha palët e interesuara.

Draft-versionet do të dërgohen për mendim (shqyrtim) në Komisionin Evropian dhe organizatat e tjera relevante pas së cilës do të finalizohen. 

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form