Shpërndaje:

Takimi i ministrit Mançevski me ambasdorin e ri të OSBE-së Koja

Shkup, 03 tetor 2018 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski sot u takua me Shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja. Në takim ishin të hapura shumë tema të cilat janë në fokus të Misionit të OSBE-së për periudhën e ardhshme. 

Ministri Mançevski u përqëndrua në Ligjin e ri për shërbimin e lartë administrativ. Siç thekosi ai, për herë të parë në Maqedoni do të definohen kritere të qarta për zgjedhje të udhëheqësve në insititucionet e vendit. 

“Në këtë mënyrë jemi të obliguar përmes ligjit të ri të përcaktojmë kritere të qarta për zgjedhje të kuadrove udhëheqëse profesionale. Kjo ndoshta është një ndër hapat më të rëndësishëm në procesin e profesionalizimit të administratës e cila është një ndër qëllimet kryesore në procesin e reformës së administratës publike. Kjo do të arrihet përmes përforcimit të zbatimit të parimeve të meritës, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të barabartë. Me këtë koncept do të arrihet profesionalizimi i pozitave të larta udhëheqëse”, potencoi ministri Mançevski.

Ambasadori Koja e shprehu përkrahjen e Misionit të OSBE-së për aktivitetet e lidhura me krijimin e platformës së re për komunikim, koordinim dhe bashkëpunim në mes njësive organizative për udhëheqje me burimet njerëzore, të organizuar nën Rrjetin e njësive origanizative për udhëheqje me burimet njerëzore në insititucionet e sektorit publik.

Në këtë mënyrë me përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunim në mes OSBE-së dhe MSHIA-së do të punohet në përforcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në administratë si dhe në sigurimin e parakushteve për komunikim të rregullt në mes të punësuarve.

Ministri Mançevski u falemnderua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen të cilën MSHIA-ja e merr vazhdimisht nga Misioni i OSBE-së. Përfundimi që doli nga ky takim është se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe veçanërisht në pjesën e reformës së administratës publike. 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë