Shpërndaje:

Zëvendësministri Bajdevski pjesë e Konferencës së unionit ndërkombëtar të telekomunikacionit – “ITU”

Dubai, 01 nëntor 2018 

Zëvendësministri për shoqëri informatike dhe administratë Aleksandar Bajdevski është pjesë e Konferencës së unionit ndërkombëtar të telekomunikacionit – “ITU”, e cila gjatë kësaj jave po mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

“ITU” është agjension i specializuar i Kombeve të Bashkuara për teknologji informatike dhe komunikative dhe është e përkushtuar në lidhjen e të gjithë njerëzve të botës, ku do që jetojnë dhe pa marrë parasysh mjetet e tyre. Qëllimi është që të mbrohen dhe të mbështeten të drejtat themelore të secilit për komunikim.

Në kuadër të konferencës së 20-të të “ITU”-së vendet anëtare përsëri e zgjodhën Houlin Zhou nga Kina si sekretar i përgjithshëm i “ITU”-së. Si zëvendës-sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Malkolm Jonson nga Britania e Madhe.

Rrjeti global ndëkombëtar i telekomunikacionit është inxhinieria më e madhe dhe më e sofistikuar që është krijuar ndonjëherë. Përdoret gjithmonë kur kyçemi në internet, dërgojmë email-e ose SMS, dëgjojmë radio, shikojmë televizor, porosisim diçka nga interneti dhe sigurisht gjithmonë kur përdorim telefon celular, telefon të zgjuar ose tablet kompjuter.

Sot kemi mbi shtatë miljardë parapagues të telefonave celularë, mbi 1.4 miljardë shtëpi me qasje në televizion dhe dhjetra milion shfrytëzues të ri të internetit çdo vit.

“ITU” është në zemrën e sektorit të TIK-ut, duke ndërmjetësuar marrëveshjen për teknologji, shërbime dhe shpërndarje të burimeve globale, siç janë spektri i radiofrekuencave dhe frekuencave orbitale satelitore për t’u krijuar sistem global patëmeta i telekomunikacionit i cili është i fuqishëm, i sigurtë dhe vazhdimisht në zhvillim.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form