Shpërndaje:

Sekretari shtetëror Jahija në vizitë studimore në Tbilisi të Gjeorgjisë

Tbilisi, 2 nëntor 2018.

Delegacioni i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës kryesuar nga sekretari shtetëror Jahi Jahija, i mbështetur nga Departamenti për qeverisje demokratike gjatë Misionit të OSBE-së në Shkup, nga 31 tetori deri më 2 nëntor 2018-të, qëndruan në vizitë studimore në Tbilisi, Gjeorgji.

Në vizitën studimore morën pjesë edhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, z Tahir Hani, si dhe zyrtarë administrativë nga ministria ku punojnë rreth temave të Strategjisë për reforma në administratën publike.

Në kuadër të vizitës u mbajtën takime pune me përfaqësues të lartë të Byrosë së shërbimit shtetëror Ministrisë së Drejtësisë së Gjeorgjisë dhe Qendrës për Shërbime ndaj Qytetarëve.

Në takimet u diskutua për tema të rëndësishme në fushën e administratës siç janë sistemi i shërbimit shtetëror dhe përvojat e Gjeorgjisë në zbatimin e analizave funksionale dhe riorganizimin e administratës. U paraqitën mënyra e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratë, duke përfshirë edhe procesin e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese, linjat e përgjegjësisë brenda shërbimit dhe hapat që ndërmerr Gjeorgjia në procesin e ndërtimit të institucioneve të forta.

Fokus i veçantë iu kushtua ofrimit të shërbimeve për qytetarët në zonën qendrore të qytetit, por edhe në zonat rurale, që është një nga shembujt më të mirë të partneritetit publiko-privat në Gjeorgji. Përveç kësaj, u realizua edhe një vizitë në Laboratorin Inovativ për Krijimin e Shërbimeve.

Shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe informacionit nga kjo vizitë studimore do të përdoret për të mbështetur zbatimin e Planit aksional të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike në Republikën e Maqedonisë.

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form