Shpërndaje:

Plani 18 për kompletimin e sistemit institucional dhe ligjor funksional, për një vend sipas rregullave evropiane, për anëtarësimin në NATO dhe BE si dhe për prosperitetin ekonomik

Shkup, 07 nëntor 2018

Plani 18, për reformat në fushat kryesore strategjike, si sundimi i ligjit, shërbimet e sigurisë dhe administrata publike, u miratua në seancën e rregullt të qeverisë të 30.10.2018-të.

Mbetemi në përkushtimin tonë për gjithëpërfshirjen, siç kemi pasur edhe në lidhje me Planin 3-6-9. Mbetemi të hapur për bashkëpunim me publikun profesional dhe akademik, me organizatat qytetare. Gjithëpërfshirja është pjesë përbërëse e procesit.

MOMENTI POLITIK AKTUAL:

Shumica e dy të tretave në Kuvend për hapjen e Kushtetutës është shprehje e pjekurisë së përfaqësuesve politikë të qytetarëve, me shpresë dhe besim të sinqertë se procesi do të përfundojë me sukses, në kohë dhe me mbështetjen më të gjerë të mundshme politike dhe qytetare.

Në këtë drejtim dhe me këtë qëllim të vetëm, ka hapësirë për pjesëmarrje në reformat edhe për opozitën.

Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ekzistojnë dy procese me të njëjtën rëndësi dhe në thelb kanë të bëjnë me:

Kompletimin e amendamenteve kushtetuese, ratifikimin eMarrëveshjes në Athinë, duke përfshirë edhe Protokollin e Anëtarësimit në NATO, me të cilin sigurojmë vend në tryezën e NATO-s me partnerët tanë strategjikë dhe Zbatimin e reformave kyçe vendore si parakusht për vazhdimin e procesit të negociatave të pranimit dhe për fillimin zyrtar të negociatave me BE-në në qershor të vitit të ardhshëm.

Të dy proceset sigurojnë sistem funksional institucional dhe ligjor, shtet sipas rregullave evropiane, sigurojnë anëtarësimin në NATO, e përshpejtonë anëtarësimin në BE si dhe sigurojnë kushte për prosperitet ekonomik, investime, vende pune dhe hapësirë më të mirë jetese për ne dhe për gjeneratat tona të ardhshme.

REFORMA SIPAS PLANIT 18: FUSHAT KRYESORE DHE RËNDËSIA

Në konkluzionet e miratuara të Këshillit të BE-së të qershorit të këtij viti, të konfirmuara edhe nga Këshilli Evropian, u theksua rëndësia e vazhdimit të progresit në implementimin e Prioriteteve urgjente të Reformave dhe rekomandimet e rezultateve shtesë të qëndrueshme në fushën e:

1. Gjyqësorit,

2. Shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës,

3. Reforma në administratën publike, dhe

4. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Progresi në këto fusha do të monitorohet nga afër nga Komisioni Evropian dhe do të paraqesë shtyllën e Raportit të rregullt Vjetor të Progresit të vendit i cili duhet të publikohet në pranverë të vitit 2019-të

Plani 18 lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e shqyrtimit, thjesht për arsye të fakteve se fushat kryesore të cilat janë lëndë e Planit, gjithashtu janë lëndë e shqyrtimit, duke filluar me Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria).

ZGJEDHJA E REFORMAVE KRYESORE NË SECILËN LËMI

1. Sundimi i së drejtës, në pjesën e gjyqësorit:

Ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Gjykatat në pjesën e Zgjedhjes së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik në përputhje me parimin e meritës dhe sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;

Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në gjykata.

Bazat për shkarkimin dhe ndëshkimin disiplinor të gjyqtarëve, ripërcaktohen në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përforcohet roli i Ministrisë së Drejtësisë në pjesën e mbikëqyrjes mbi zbatimin e sistemit të menaxhimit të automatizuar të lëndëve gjyqësore.

2. Rеforma në shërbimin e sigurisë:

Zbatimi konsistent i gjithë paketës së masave lidhur me funksionalizimin e plotë të Agjencionit operativo-teknik (AOT), miratimin e akteve nënligjore të mbetura dhe

Do të funksionojë Këshilli për Mbikëqyrjen Civile rreth përgjimit, i cili do ta forcojë kontrollin mbi të gjithë sistemin për monitorimin e komunikimeve.

Reformimi i shërbimeve të inteligjencës në përputhje me aktivitetet që do të parashikohen në Planin për reforma në sektorin e Inteligjencës së Sigurisë.

Zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Terrorizmit dhe Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Forcimi i kapaciteteve të Departamentit për Ndalimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

3. Reforma në administratën publike:

Depolitizimi i administratës publike - respektimi i parimit të meritës (sistemi meritor) dhe ndërprerja e praktikës së punësimit të përkohshëm.

Përgatitja e konceptit për futjen e kategorisë së nëpunësve të lartë shtetërorë, të cilët do të bashkojnë procedurën dhe do t’i përcaktojnë kompetencat për përzgjedhjen dhe emërimin e udhëheqësve të lartë shtetërorë, me të cilat do të zëvendësohen dispozitat e ligjeve individuale (mbi 120).

Fillimi i një procesi riorganizimi/optimizmi të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit në nivel qendror.

4. Politika e antikorrupsionit:

Miratimi i ligjit të ri kundër korrupsionit duke përfshirë dhe model të ri për përzgjedhjen e Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) me kompetenca të fuqishme dhe funksionim të duhur.

Në njërën nga seancat e fundit të Qeverisë, e shqyrtuam Projektligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe është aktivizuar procedura për diskutim publik sipas ligjit, i cili do të hyjë në procedurën parlamentare për miratim.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë