Shpërndaje:

Sekretari shtetëror Jahi Jahija viziton Institutin e Administratës Publike të Bullgarisë

Sofje, 7 nëntor 2018

Sekretari shtetëror i Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA) Jahi Jahija, sot vizitoi Institutin e Administratës Publike të Republikës së Bullgarisë dhe realizoi takim me drejtorin Pavel Ivanov dhe ekipin e tij. Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në fushën e reformës së administratës publike me theks në fushën e trajnimit. Republika e Bullgarisë, si anëtare e Bashkimit Evropian, ka përvojë dhe njohuri në administratën publike, kështu që çdo ndihmë prej tyre do të vlerësohej dhe do të ishte e rëndësishme për ne dhe aspiratat tona për reformat në administratën publike dhe pranimin në BE.

Të dy palët shprehën kënaqësi për mundësinë e bashkëpunimit. U konstatua se të dy palët do të bëjnë përpjekje me të cilat do të thellohej ky bashkëpunim. Në kuadër të kësaj vizite në Republikën e Bullgarisë, sekretari shtetëror Jahi Jahija gjithashtu u takua me Sekretaren Parlamentare të Bullgarisë Ljubomilla Stanisllavova.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë