Shpërndaje:

Ngjarja përfundimtare që shënon fundin e bashkëpunimit të MSHIA me Bankën Botërore në Uashington

Uashington, 4 janar 2019

Viti 2018-të ishte kyç për përforcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike në Republikën e Maqedonisë. Në këtë drejtim është edhe partneriteti i Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës me Bankën Botërore. Për të shënuar bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të ,,Programit global të ngritjes së kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike”, si dhe për të ndarë përvojat nga vendet pjesëmarrëse dhe partnerët – mbështetësit e programit, Banka Botërore mbajti ngjarjen përfundimtare në Uashington, ku morën pjesë përfaqësues nga MSHIA-ja.

Në ngjarje u diskutua qasja rajonale dhe prioritetet potenciale rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë kibernetike. U prezantuan ide për strukturimin e bashkëpunimit rajonal dhe mënyrat e zbatimit të tyre. Vëmendje e veçantë i është kushtuar iniciativës së Republikës së Maqedonisë për të krijuar një Qendër Rajonale për trajnim dhe hulumtim në fushën e sigurisë kibernetike, gjithashtu paraqiti model për zbatimin e suksesshëm të këtij lloji të qendrës brenda një kompanie globale.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia u veçua si një vend në të cilin u realizua bashkëpunimi dhe komunikimi më i mirë në vlerësimin e kapaciteteve për pjekurinë e sigurisë kibernetike, si dhe një përqindje e madhe e prioriteteve të rekomandimeve nga raporti i pranuar. Përkatësisht, 70% e rekomandimeve janë përfshirë në Strategjinë nacionale për sigurinë kibernetike, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e Planit aksional. Gjithashtu, siç u theksua, Maqedonia publikoi Raportin mbi vlerësimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike në gusht të vitit 2018-të, i cili tregoi transparencë dhe gatishmëri për bashkëpunimin e ardhshëm në këtë fushë.

Përveç kësaj, u diskutua roli i Bankës Botërore dhe i partnerëve të saj në fushën e sigurisë kibernetike, mësimet e nxjerra, si dhe mënyra se si mund të përmirësohet hartimi i programeve të ardhshme.

Maqedonia është njëra nga 6-të vendet pjesëmarrëse në këtë cikël të ,,Programit Global të ngritjes së kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike”, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Ganën, Kirgistanin dhe Mianmarin. Programi financohet nga Ministria e strategjisë dhe financave të Koresë, nëpërmjet partneritetit Kore -Banka Botërore, e administruar nëpërmjet Bankës Botërore.

Në Maqedoni, programi filloi në janar të vitit 2018-të, me vlerësim të kapaciteteve të pjekurisë, si vendi i tretë pjesëmarrës në këtë program në rajon dhe i nënti në Evropë. Raporti i vlerësimit të kapaciteteve për pjekurinë siguroi vlerësim të kapaciteteve nacionale të sigurisë kibernetike, përmes një vlerësimi të institucioneve, si dhe organizatave të sektorit privat dhe qytetar. I njejti u zbatua nga Qendra Globale të Sigurisë Kibernetike në Oksford.

Krahas vlerësimit të kapaciteteve të pjekurisë, bashkëpunimi me Bankën Botërore përfshiu edhe një punëtori për përfaqësuesit e mbi 50 institucioneve të sektorit publik në Maqedoni, duke ndarë eksperiencën dhe ekspertizën nga Koreja, duke ofruar ndihmë konsultive në vlerësimin e Strategjisë dhe Planit Aksional për sigurinë kibernetike, si dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e sigurisë kibernetike.

Duke realizuar përfitime të rëndësishme nga ky program, në afat të shkurtër kohor Maqedonia ka bërë përparim të dukshëm në fushën e përforcimit të sigurisë kibernetike nacionale - Qeveria miratoi Strategjinë e parë nacionale dhe Planin Aksional për Sigurinë Kibernetike, u mbajtën disa ngjarje për t’i përforcuar kapacitetet në fushën e sigurisë kibernetike si dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes tek popullata.

Hapat e ardhshëm në rritjen e aftësive të sigurisë kibernetike janë në drejtim të krijimit të një akademie rajonale për sigurinë kibernetike, si dhe iniciativat për ngritjen e vetëdijes për sigurinë kibernetike dhe ngjarjet arsimore.

Pasqyrë e të gjitha aktiviteteve për përforcimin e sigurisë kibernetike është dhënë e detajuar në Planin Aksional për sigurinë kibernetike 2018-2022.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form