Shpërndaje:

Pjesëmarrja e ministrave Mançevski dhe Popovski në debatin “Perspektivat e gazetarisë hulumtuese”

Shkup, 24 janar 2019

Ju njoftojmë se ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski dhe ministri përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski do të marrin pjesë dhe do të drejtohen në debatin “Perspektivat e gazetarisë hulumtuese”, i cili do të mbahet sot më 24 janar 2019 (e enjte) në hotelin “Holiday In”, në sallën Milenium 2, nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

Debati i organizuar nga Qendra për komunikime civile, BIRN dhe OJQ Infoqendra do të përfshijë dy panele të diskutimit. I pari në fokus të pyetjes “A është numri i rritur i historive hulumtuese në media trend afatgjatë apo vetëm një ndryshim afatshkurtër?” dhe i dyti me titull “A kontribuojnë bazat e të dhënave të hapura drejt përmirësimit të gazetarisë hulumtuese?”.

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form