Shpërndaje:

Promovohet plani tre vjeçar ,,Shkollat e shekullit XXI“

Shkup, 12 mars 2019

Sot në Shkup, u prezantua Programi tre vjeçar ,,Shkollat e shekullit XXI“, qëllimi i së cilës është të kontribuohet drejt përmirësimit të arsimit fillor në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe fëmijëve të moshës prej 10 deri në15 vjeç t’ju mundësohet t’i zhvillojnë aftësitë e mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit. Në suaza tzë programit, finansuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në një vlerë monetare prej 10 miljon funtave, të gjitha shkollat fillore do të fitojnë nga 20 deri në 30 pajisje mikrobite (kompjuter për kodim), në të cilin fëmijët do të programojnë gjatë kohës së orëve të mësimit.

Qëllimi i programit, ashtu siç theksoi drejtoresha e Këshillit britanik Eleonora Zaprova, është që nxënësit të kenë mundësi praktike për t’i përdorur aftësitë për kodim me pajisje mikrobite për kodim. Zbatimi i programit tre vjeçar krahas vendit tonë, sot po fillon edhe në Sërbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Me këtë do të përfshihen të gjitha shkollat e rajonit.

– Programi parshikon trajnime për drejtorët e të gjitha shkollave fillore, ku drejtorët do të njihen me konceptin kritik të të menduarit, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit, me qëllim që t’i mbështesin dhe frymëzojnë mësimdhënësit e t’i integrojnë këto programe mësimore ekzistuese, si dhe trajnime dhe mbështetje të rreth 2.000 mësimdhënësve të shkollave fillore, sqaroi Zaprova.

Ajo informoi se fituesit e  garës së sotme do të prezantohen në garën rajonale në Beograd e cila do të mbahet më datë 5 dhe 6 prill, gjatë kohës së Samitit digjital të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, theksoi se ideja e këtij programi është që shkollat të orientohen dhe të fokusohen në maksimum drejt zhvillimit të aftësive digjitale dhe shkrimit kompjuterik të fëmijëve.

– Kjo ide do të arrihet nëpërmjet ndryshimit dhe mënyrës së ligjërimit të mësimdhënësve për të cilën do të ndjekin trajnime adekuate dhe nëpërmjet zbatimit të pajisjes bashkëkohore informatiko-komunikuese në mësimin e quajtur mikrobit, jo vetëm në lëndën e informatikës, por edhe në mësime në të gjitha lëndët e tjera të cilat e nxisin zhvillimin e mendimit kritik, inventivitetin në zgjidhjen e problemeve dhe kreativitetin. Këto pajisje nuk janë risitë më të fundit në botë, por ato janë risi e madhe tek ne, shtoi Ademi.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski Mancevski, bëri të ditur se ky projekt tregon se arsimi nuk nënkupton vetëm mësim dhe punë, por edhe argëtim. Kodimi, siç tha ai, nuk është vetëm një aftësi e TI-së, por një mënyrë e të menduarit dhe logjikës. Ai shtoi se detyrimi i tyre është t'u ofrojë të rinjve nëpërmjet procesit arsimor parakushte për pjesëmarrje aktive në shoqërinë digjitale.

– Agjenda digjitale e vendeve të Ballkanit Perëndimor fokusohet në postulatet themelore të nevojshme për zhvillimin e digjitalizimit, ndërsa rritja e shkathtësive digjitale është një nga katër shtyllat e kësaj agjende, dhe prandaj ne si shtet po investojmë seriozisht. Përforcimi i aftësive digjitale besojmë se duhet të jetë dhe angazhim rajonal dhe ky projekt është po në atë drejtim, tha Mançevski.

Ambasadorja e Mbretësisë së Bashkuar, Rejçel Galovej rekomandoi se tregu i punës ka nevoë për aftësi të reja të cilat do të jenë të nevojshme në të ardhmen, por e gjithë kjo, siç bëri të ditur ajo, mund të jepet nëpërmjet inovacionit, mësimit aktiv, kreativitetit, origjinalitetit dhe iniciativës.

Teknologjia është një fuqi e cila mundet t’i jep mbështetje si nxënësve ashtu edhe mësimdhënësve në arsim. Mikrobiti është vetë një nga pajisjet, përkatësisht mini-kompjuter, i cili e drejton trurin tek të rinjtë që nëpërmjet të menduarit kritik u jep mbështetje vendimeve të tyre, i mëson se është në rregull të bëjnë gabime, sepse ajo është mënyra në të cilën mësojmë, theksoi Galovej.

Para fillimit të ngjarjes, nxënësit e shkollave fillore të vendit i promovuam projektet duke përdorur mikrobitin.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form