Shpërndaje:

Debat i hapur mbi Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës Mançevski: Ligji parashikon disa kritere gjatë përzgjedhjes në pozita udhëheqëse

Shkup, 13 mars 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, organizoi debat të hapur rreth Propozim-Ligjit për shërbimin e lartë udhëheqës. Në ngjarje u drejtuan ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sekretari shtetëror në këtë ministri  Jahi Jahija dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës së menaxhimit me ndryshime, Neda Maleska.

Ashtu siç veçoi ministri Mançevski, administrata e depolitizuar dhe profesionale në shërbim të qytetarëve është angazhimi kryesor i MSHIA-së dhe i Qeverisë së Maqedonisë Veriore. Me Ligjin e ri për shërbime të larta administrative hidhet një hap përpara në reformën e administratës publike, ndërsa kjo është një nga kërkesat kryesore të qytetarëve, por edhe të Bashkimit Evropian.

,,Qëllimi i kësaj reforme është vendosja e standardeve dhe kritereve të qarta si dhe transparencë të plotë në përzgjedhjen dhe shkarkimin e udhëheqësve në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pikërisht në të kaluarën, nëpunësit e lartë udhëheqës ishin dhe mekanizmi për ushtrimin e presionit ndaj të punësuarve në administratë. Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë nga rajoni i cili paraqet kritere të qarta për përzgjedhjen e kuadrove udhëheqës profesional. Qëllimi është forcimi i zbatimit të parimeve të meritokracisë, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të drejtë. Me këtë koncept, do të arrihet profesionalizim i pozitave të larta udhëheqëse”, theksoi ministri Mançevski.

Sekretari shtetëror, theksoi se në këtë Ligj parashikohen më shumë organe gjatë procesit të përzgjedhjes. Përkatësisht, formohet Komisioni i Shërbimit të lartë udhëheqjes, si organ i përhershëm kolektiv, përgjegjës gjatë kryerjes së procedurës së përzgjedhjes së udhëheqësve të lartë. Ai komision, e përzgjedh Komisionin për zgjedhjen e anëtarëve si organ kolektiv të përkohshëm, të cilin e formon Komisioni për çështje të përzgjedhjes dhe emërimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në procesin e mëtejshëm formohet dhe Këshilli si organ kolektiv, i cili e formon Komisionin për shërbimin e lartë udhëheqës, përgjegjës për zbatimin e një procedure individuale gjatë përzgjedhjes së një udhëheqësi të lartë.

Neda Maleska, i kushtoi rëndësi miratimit të këtij Ligji, për ta rikthyer besimin e qytetarëvë ndaj institucioneve.

,,Ligji në mënyrë të qartë udhëzon drejt vlerave të caktuara të cilat duhet t’i çmojmë në periudhën e ardhshme, ndërsa ky është dallimi ndërmjet nivelit politik dhe atij profesional. Përfundimisht, ne kemi vend qendror ku përmes një procedure të hapur dhe konkurruese, ofrohet mundësia që secili qytetar të aplikojë për një pozitë të tillë. Kjo na shpie drejt asaj se Qeveria përcjell mesazh se i duhen kuadrot më të mirë dhe më kualitativ edhe nga administrata, nga sektori i biznesit, por edhe nga të gjitha segmentet e shoqërisë. Gjithashtu, me këtë Ligj definohen përgjegjësitë udhëheqëse dhe linjat e llogaridhënies. Mesazhi është se shërbimi duhet të profesionalizohet dhe të punojë në interesin shtetëror dhe në interes të të gjithë qytetarëve”, theksoi Maleska Saçmaroska.

Ajo, potencoi edhe rëndësinë e vendosjes së vlerësimit edhe të udhëheqësve, praktikë e cila deri më tani nuk ekzistonte, përkatësisht vlerësoheshin vetëm nëpunësit shtetërorë.

Në suaza të diskutimit të hapur, u ngritën shumë pyetje, u parashtruan vërejtje konkrete dhe propozime për përmirësimin e tekstit. Konkluzioni për të gjithë pjesëmarrësit ishte se me këtë Ligj për herë të parë në Maqedoninë Veriore hidhet hap i madh në profesionalizimin dhe depolitizimin e admistratës publike.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës