Shpërndaje:

Si të arrihet deri te shërbimet më cilësore të ofruara për qytetarët?

Shkup, 21 mars 2019

Më datë 21.03.2019 (e enjte), në hotelin ,,Aleksandar Palace” – Shkup, u mbajt debati i hapur me temë ,,Si të arrihet deri te shërbimet më cilësore të ofruara për qytetarët”, nën organizim të Qendrës për menaxhim me ndryshime dhe Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës.

Ngjarjen e hapën ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, Riçard Malion nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për menaxhim me ndryshime dhe Aleksandar Nikollov nga Asociacioni Zenit.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, potencoi rëndësinë e proceseve të cilat si tërësi i quan ,,digjitalizim masovik” i cili do të mundësojë shërbime më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët dhe bizneset. Gjatë përpjekjeve të mëdha të modernizimit të administratës publike, nën udhëheqje të ministrisë vendoset kornizë e re ligjore për mundësimin e shërbimeve elektronike, përforcohet infrastruktura teknologjike e institucioneve publike, por edhe do të punohet në ndërtimin e kapaciteteve në institucione që qytetarët të kenë mundësi të porosisin (kërkojnë) shërbime elektronike dhe të njëjtat t’i pranojnë dhe t’i shfrytëzojnë.

Riçard Malion, udhëheqës i programit të Ambasadës së Britanisë në Shkup, i tregoi si shembull të shkëlqyer, shërbimet të cilat ofrohen për qytetarët e Britanisë dhe drejt asaj po shkon edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai propozoi se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë reformat e tilla derisa Maqedonia nuk shndërrohet në shembullin më të mirë për funksionimin e administratës.

Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për menaxhim me ndryshime, sqaroi se arsyet dhe motivimi i sektorit civil që të përfshihet në përmirësimin e shërbimeve është se reformat në administratën në përgjithësi kanë të bëjnë me punën e nëpunësve brenda institucionit, ndërsa qytetarët nuk janë të përfshirë.                                      Pikërisht, domosdoshmëria për zhvillimin e konceptit të shërbimeve publike sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve dhe jo sipas mendimeve të institucioneve të cilët i ofrojnë shërbimet, kërkon krijimin e një forumi të tillë, i cili do të fokusohet në cilësi për qytetarët.

Qëllimi i këtij debati të hapur ishin sfidat dhe zgjidhjet në ofrimin e shërbimeve publike. Fokusi i Propozim-vendimeve që u diskutuan në debat, u përqëndrua në optimizmin dhe digjitalizimin e shërbimeve, ndërsa në marrjen e mendimeve nga të gjitha palët e interesuara në këto tema dhe në definimin e zgjidhjeve të cilat do të orientohen drejt nevojave të qytetarëve.                                                                                                                                                                              Në këtë ngjarje, u ndanë konstatimet e anketës së shërbimeve të qytetarëve nga shërbimet publike dhe Projekt-rekomandimet për përmirësimin e shërbimeve publike në Katalogun e shërbimeve publike nga ana e ekspertëve dhe përfaqësuesve nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës.

Ky debat i hapur u organizua në suaza të projektit ,,Qasja qytetare e orientuar nga ofrimi i shërbimeve publike”, i cili ka në fokus zhvillimin e konceptit të ofrimit të shërbimeve publike sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve dhe jo sipas mendimeve të institucioneve të cilat i ofrojnë shërbimet. Aktivitetet e projektit para së gjithash, kanë të bëjnë me përforcimin e kapaciteteve në organizatat civile për mbrojtjen e të drejtave të interesave të qytetarëve dhe të drejtave të tyre themelore nëpërmjet të cilave kontribuojnë në përforcimin e njërës prej shtyllave kryesore të shoqërive bashkëkohore demokratike  -  administratë publike  përgjegjëse, transparente, e hapur, gjithëpërfshirëse dhe efektive me shërbime cilësore për qytetarët. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa zbatohet nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve - QMN.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form