Shpërndaje:

Zëvendësministri Bajdevski mbajti fjalim në Shkollën sindikale të 30-të të Sindikatit të AAGJSH

Ohër, 6 prill 2019

Zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës Aleksandar Bajdevski dhe këshilltarja në MSHIA, Biljana Zhagar, morrën pjesë në Shkollën sindikale të 30-të të Sindikatit të AAGJSH.

Në ngjarje u diskutua rreth asaj se çka do të sjellin ndryshimet në Ligjin për nëpunësit shtetërorë (LNP), pastaj në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik (LPSP), si dhe me Propozim-Ligji për udhëheqjen e lartë administrative (LULA)

Siç theksoi zëvendësministri Bajdevski, i cili është edhe kryesues i Sekretariatit për reforma në administratën publike, tejkalimin e aspekteve problematike të zgjidhjeve ligjore aktuale është rezultat i procesit të gjerë konsultativ dhe përfshirja e të gjitha palëve të interesuara, monitoruar drejtpërdrejt nga organizatat qytetare, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Më tej, informoi për hapat e ardhshëm të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës, përkatësisht do të duhet të përgatitet propozim i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ dhe Ligjin për Ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në Sektorin Publik, të cilët duhet t'i dorëzohen Qeverisë në qershor, ndërsa të miratohen nga Kuvendi më së voni deri në shtator të këtij viti.

,,Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës në Ju si Sindikat i AAGJSH shikon partner me të cilin me hapa të përbashkëta do të arrijmë deri të qëllimi final dhe kjo është punonjës cilësorë dhe të motivuar, të cilët do të kontribuojnë në ekzistencën e administratës publike profesionale dhe të shërbimit, adekuate me kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve, udhëhequr nga ana e udhëheqësve përgjegjës dhe transparent”, theksoi Bajdevski.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form