Shpërndaje:

Zëvendësministri Bajdevski mbajti fjalim në konferencën ,,Çfarë zgjedhje – të ardhme të tillë”

Shkup, 10 prill 2019

Zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës Aleksandar Bajdevski, mbajti fjalim në konferencën ,,Çfarë zgjedhje – të ardhme të tillë”, nën organizimin e CIVIL - Qendra për liri. Në konferencë u prezantuan konstatime, analiza dhe rekomandime në prag të Zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë fjalimit të tij, Bajdevski potencoi se Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, punon në mënyrë aktive në depolitizimin dhe profesionalizimin e administratës shtetërore, me qëllim që të jetë servis i të gjithë qytetarëve dhe asnjëherë më të mos jetë e keqpërdorur për qëllime partiake të dikujt.

,,MSHIA-ja, aktualisht punon në analizën funksionale horizontale, punon gjithashtu edhe në analiza funksionale vertikale në të gjitha organet e administratës shtetërore. Në këtë mënyrë do të dimë se cilat institucione kanë kompetenca të cilat përkojnë njëra me tjetrën dhe cilat institucione para kujt përgjigjen. Pastaj do të pason riorganizim i administratës publike që është parakusht për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit, për t’i ulur kostot, por për të përmirësuar edhe cilësinë e shërbimeve që institucionet u ofrojnë qytetarëve dhe kompanive, tha Bajdevski.

Zëvendësministri vuri në pah edhe aktivitetet lidhur me ofrimin e shërbimit profesional udhëheqës.

,,Presionet ndaj të punësuarve më shpesh vijnë nga menaxhimi, përkatësisht nga strukturat udhëheqëse. Për këtë arsye, gjatë periudhës së kaluar punuam në Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës, prezantuar në diskuim publik dhe tani është i publikuar në ENER. Ligji parashikon pikërisht standarde të reja për zgjedhjen e personave udhëheqës në vend, diçka që deri më tani jo që nuk është zbatuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por me këtë ligj jemi të parët në rajon. Parashikojmë mekanizma seriozë dhe kritere, ndërsa evaluimin e kandidatëve për shërbimin e lartë udhëheqës, do ta bëjnë ekspertë të kësaj fushe. Do të zgjidhet komision për shërbimin e lartë udhëheqës, ndërsa zgjedhja e komisionit do të kryhet nga Kuvendi, në procedurë të ngjashme, ashtu siç bëhej me zgjedhjen e anëtarëve të KSHPK”, theksoi Bajdevski, duke shtuar se komisioni do të obligohet të kryejë evaluim, rangim të pikëve dhe intervistë të të gjithë kandidatëve për pozita menaxheriale dhe në atë mënyrë qytetarët do të jenë të sigurtë se shërbimi udhëheqës i plotëson kriteret e nevojshme për atë funksion.

Ashtu siç theksoi Bajdevski, procesi do të jetë i hapur dhe transparent, me çka përfundimisht do të ndryshohet pasqyra e administratës publike, ndërsa të punësuarit do të mund të jenë të sigurtë se personi  i tyre udhëheqës nuk duhet të keqpërdorë pozitën e tyre për qëllime zgjedhore dhe partiake.

MSHIA në web-faqen e saj publikoi mjetin ku mund të dencohet presioni në vendin e punës gjatë fushatës në prag të Zgjedhjeve presidenciale.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form