Shpërndaje:

Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës i ndahet plaketë me dedikim si mirënjohje më e lartë falënderimi për mbështetje dhe bashkëpunim me Drejtorinë doganore

Shkup, 11 prill 2019

Zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Aleksandar Bajdevski, morri pjesë në ceremoninë tradicionale me rastin e 14 prillit, ditës së Drejtorisë së doganave.

Në ceremoninë solemne iu ndanë plaketa dhe mirënjohje, organizatave, individëve, zyrtarëve doganorë dhe njësive organizative të Drejtorisë doganore, të cilat gjatë vitit 2018-të kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në progresin e institucionit.

Me këtë rast, zëvendësministrit Bajdevski iu dhurua Plaketë me dedikim për mbështetje të parezervë të MSHIA-së dhe angazhim në vendosjen e interoperabilitetit të sistemit të ri për përpunimin e deklaratave doganore (SOCDAD) me institucionet e tjera qeveritare.

Në ceremoni, morrën pjesë përfaqësuesit e lartë shtetërorë të Qeverisë, të ministrive, Kori diplomatik, Kolegjiumi i Drejtorisë doganore dhe përfaqësues të të gjitha doganave.

Fjalime përshëndetëse mbajtën Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zëvendësministrja e financave Shiret Elezi dhe drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski. Gjithashtu, u prezantua koncepti i ri ,,Doganë digjitale” si dhe Raporti vjetor mbi punën e Drejtorisë doganore në vitin 2018-të.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form