Shpërndaje:

Ministri Mançevski bashkëkryesues në Nënkomitetin për inovacion, shoqëri informatike dhe politikë sociale në Komisionin Evropian

Shkup, 12 prill 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, bashkëkryesues në Nënkomitetin për inovacion, shoqëri informatike dhe politikë sociale në Komisionin Evropian. Ashtu, siç theksoi ministri Mançevski, të kryesohet me këtë nënkomitet, në këtë periudhë për Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të madhe. Në fjalimin e tij hyrës u fokusua në progresin e shtetit në këto fusha.

,,Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, krahas dy vendeve ka po të njëjtën rëndësi si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Ratifikimi i suksesshëm i Marëveshjes mes dy palëve has në shumë komente positive. Në këndvështrimin tjetër, mundësia për fillimin e procesit sqarues teknik me BE është me shumë rëndësi si për atmosferën e vendit, ashtu edhe për administratën publike. Pritshmëritë janë se në qershor me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe në partneritet të ngushtë me Komisionin Evropian do të sigurohet nxitje shtesë për të vazhduar me reformat”, theksoi ministri Mançevski, i cili njëkohësisht informoi se takimet sqaruese janë në rrjedhë ashtu siç është planifikuar.

Ministri Mançevski, në fjalimin e tij vuri në pah se reformat dhe investimet në arsim, përforcimi i politikave sociale dhe të punësimit, zhvillimi i shoqërisë informatike dhe garantimi i lirisë dhe pavarësisë së mediave, janë rruga e vetme e përforcimit të ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.

,,Këto politika janë mënyra se si të krijohen vende më të mira pune, kushte më të mira pune, zhvillim i qëndrueshm,  mundësi të reja digjitale për njerëzit dhe bizneset, mënyrë më e mirë të qasjes dhe lidhjes me qytetarët, lidhje më të forta të internetit brezgjërë dhe pa tela si dhe shumë përfitimeve të tjera. Prandaj, mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi për të diskutuar dhe ndarë përvoja në arritjen më të mirë të rezultateve”, përmbylli fjalimin e tij, ministri Mançevski.

Nënkomiteti për inovacion, shoqëri informatike dhe politikë sociale është një organ për dialog ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, themeluar në  suaza të Komitetit për stabilizim dhe asocim. Ngjarjet mbahen një herë në vit, për të diskutuar lidhur me implementimin e Marrëveshjes së stabilizim asocimit, në fushat të cilat i përfshin ky nënkomitet. 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form