Shpërndaje:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës filloi procesin konsultativ për ndryshimet në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativ

Shkup, 15 prill 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës filloi procesin konsultativ për ndryshimet në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit shtëtërorë. Në diskutimin e sotëm publik u prezantua gjendja aktuale, sfidat gjatë implementimit të këtyre dy ligjeve, si dhe propozimet rreth aspekteve në të cilat ato mund të përmirësohen.

Siç theksoi ministri Mançevski, qëllimi me ndryshimet në të dy ligjet bashkë me reformat e tjera në administratën publike është që të ndryshohet klima e punës së administratës publike, ligjet t’i përgjigjen gjendjes reale dhe të rezultojnë me rekrutimin e kuadrit kualitativ administrativ.  

,,Filluam procesin e bisedimeve dhe konsultimeve me të gjitha palët e interesuara. Kjo është formula e përgatitjes së ndryshimeve në ligjet të cilat do t’iu përgjigjen kërkesave. Krahas këtyre ndryshimeve, punojmë edhe në riorganizimin e administratës publike dhe në Ligjin e ri për shërbimin e lartë udhëheqës, por ndryshimet ligjore nuk mjaftojnë, duhet ndryshim i kulturës politike dhe kushteve të punës”, theksoi ministri Mançevski, duke vënë në pah se ligjet ofrojnë bazë të mirë të parimeve të meritës (sitemi meritor), gjithashtu praktika ka treguar se janë të domosdoshme ndryshime në shumë aspekte.

Sekretari shtetëror në MSHIA, Jahi Jahija, u kushtoi rëndësi problemeve më të shpeshta të detektuara në institucione të cilat i implementojnë këto ligje.

,,Përfshirja, klasifikimi i të punësuarve në sektorin publik, planifikimi i punësimit, mobiliteti, lista e transferimeve, punësimi me kohë të caktuar, procedurat e punësimit dhe avancimi, pagat…  ishin problemet më të spikatura gjatë bisedimeve me institucionet e interesuara. Kjo listë e probleeve, vërtetoi për domosdoshmërinë e ndryshimit të këtyre dy ligjeve”, theksoi sekretari Jahija.

Në diskutimin e hapur, me fjalimin e saj u drejtua edhe këshilltarja e administratës nga MSHIA, Biljana Zhagar Nikollovska.

,,Praktika dëshmoi se është i domosdoshmëm avancimi i menaxhimit me efektin, përkatësisht notimi (vlerësimi). Më tej paraqitet nevoja për ndryshimet e procedurës së mobilitetit si dhe të mundësohet mobiliteti ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe personave ndihmës teknik që më tej sistemi i nëpunësve shtetërorë të mbetet i kompletuar”, përmbylli fjalimin e saj Zhagar Nikollovska, duke përmendur edhe Balancuesin si mjet i cili nuk i dha rezultatet e pritura gjatë planifikimit të punësimit.

Drejtori i Agjencisë për administratë Spase Glogorov, nga përvoja në Agjenci, foli për tre aspektet të cilat duhet të ndryshohen dhe të plotësohen në ligjin për nëpunësit administrativ.

,,Në pjesën e procedurës së punësimit, duhet racionalizim i kushteve të punësimit dhe thjeshtësimit të procedures. Gjithashtu, nevojiten ndryshime edhe në procedurën e avancimit. Sa i takon mbrojtjes së të drejtave të nëpunësve administrativ, nevojitet edhe racionalizimi i komisioneve për kryerjen e procedurave disiplinave dhe zbatimit të drejtë të afatit të vjetërsimit për inicimin e procedurës disiplinore”, informoi Gligorov.

Një numër i konsiderueshëm i të pranishëmve në diskutimin kishin shembuj të zbatimit praktik, por edhe rekomandime në përputhje me hulumtimet e bëra dhe kontribuan drejt diskutimit, prej ku më tej do të burojnë edhe ndryshime të tjera ligjore.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form