Shpërndaje:

Kryeministri Zaev, Zëvendëskryeministri Osmani, Ministrat Mançevski dhe Popovski e shënuan Ditën botërore të lirisë së mediave

Shkup, 3 maj 2019

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështjet evropiane, sot mori pjesë në shënimin e Ditës botërore të lirisë së mediave, nën organizimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si pjesë e aktiviteteve kushtuar shënimit të ditëve evropiane të muajit maj, u mbajt në Klubin e deputetëve.

Krahas nikoqirit, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, përgjegjës për çështjet evropiane, në brifingun me redaktorët dhe gazetarët morën pjesë edhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, si dhe ministri pa portofol, Robert Popovski përgjegjës për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie.

Në suaza të këtij kremtimi u organizua konferencë tematike për shtyp në të cilën zëvendëskryeministri Bujar Osmani bashkë me ministrat Mançevski dhe Popovski dhanë deklarata për mediat.

Zëvendëskryeministri Osmani, duke u uruar Ditën botërore të lirisë së mediave, redaktorëve, gazetarëve dhe të gjithë të punësuarve në media, kërkoi mbështetjen e mediave për hapat e fundit drejt procesit eurointegrues.

"Tani më 30 vite, vrapojmë një maraton të quajtur anëtarësim në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Bukfalisht, gjendemi vetëm disa hapa drejt qëllimit të ashtuquajtur fillimi i negociatave të anëtarësimit në BE, pa të cilat hapa maratoni nuk mund të përfundojë", theksoi Osmani, duke treguar dhe për hapat simbolik që qytetarët duhet t’i kalojnë deri tek vendvotimet, me të cilat do të sigurohen zgjedhje të suksesshme presidenciale, si hapat e fundit të cilat e orientojnë vendin drejt negociatave me BE-në.

"Vetëm zgjedhjet e suksesshme, ku qytetarët me census do të zgjedhin kryetar, do të paraqesin garanci për pjekurinë demokratike dhe institucionale të vendit, si dëshmi për  stabilitetin afatgjatë politik, me çka do të eliminohet çdo mundësi për interpretim ndryshe të progresit dhe ai do të duhet të verifikohet nëpërmjet fillimit të negociatave, "potencoi Osmani.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Mançevski, në fjalimin e tij, u fokusua në ndryshimet e Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale,  të cilat u miratuan edhe krahas të gjitha përpjekjeve të opozitës për ta bllokuar atë.

,,Me Ligjin për ASHMAA, si bazë ligjore e cila do të garantojë lirinë e mediave, sigurohet përzgjedhje profesionale dhe transparente e anëtarëve të Këshillit Programor të RTVM-së, si dhe profesionalizmin e ASHMAA-së. Për herë të parë vendosen kritere në përzgjedhjen e profesionistëve të cilët do ta udhëheqin reformën dhe do të krijojnë politika në sferën mediatike. Këto dy organe janë me rëndësi të madhe, sepse RTVM-ja si shërbim publik duhet të jetë shembull i profesionalizmit dhe gazetarisë së lirë nga të gjitha presionet. Nga ana tjetër, ASHMAA-ja si një rregullator i pavarur, duhet të jetë profesional në dhënien e vlerësimeve, udhëzimeve dhe kritikave ndaj mediave, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër devijojnë nga rregullat e kërkuara nga gazetaria profesionale", tha ministri Mançevski.

Ministri pa portofol, përgjegjës për komunikimin, transparencën dhe llogaridhënien, Robert Popovski, në deklaratën për media sqaroi faktin se sfera mediatike në Maqedoninë Veriore, për herë të parë pas një dekade është e lirë nga presionet politike dhe se sot kemi më tepër tekste kritike të lëvdatave. Për çdo çështje me rëndësi për qytetarët, si rezultat i mediave të lira.

,,Sot mediat janë të zëshme. Nuk janë të heshtura si në shtetin e robëruar dhe duhet të jenë të zëshme. Nuk fshehim se për ne është me rëndësi ambienti i krijuar i qeverisë së hapur dhe mediave të zëshme. Marrim pjesë në të. Në raportin e Indeksit për Lirinë e Mediave të Reporterëve pa kufi për vitin 2017-të, në vendin tonë u konstatua promovimi i lirisë së mediave. Në raportin e Reporterëve pa Kufij për vitin 2018-të, Maqedonia Veriore u ngjit 14 vende përpara dhe nga vendi i 109 në 2017-tën, tani është në vendin e 95-të. Ky është rezultati më i mirë për lirinë e mediave në Maqedoninë Veriore në pesë vitet e fundit. Do të vazhdojmë të punojmë që të vazhdojë ky trend pozitiv”, potencoi ministri Popovski, i cili shtoi dhe se në krye të politikave të Qeverisë së konceptit të qeverisë së hapur si domosdoshmëri për demokratizimin e mjedisit mediatik si dhe për mbështetjen e gazetarisë së lirë dhe profesionale, transparencës aktive dhe qasjes.

Dita botërore e mediave, mbahet çdo vit më datë 3 maj dhe në nivel botëror organizohen një numër i konsiderueshëm aktivitetesh nën kujdesin e UNESCO-s dhe Kombeve të Bashkuara, të cilët për çdo vit kanë moto të ndryshme dhe në vend të ndryshëm - nikoqir. Këtë vit motoja kushtuar kësaj dite është "Media për demokraci: gazetari dhe zgjedhjet gjatë kohës së dezinformatave", ndërsa vendi nikoqir i shënimit të kësaj dite është Etiopia.

Sekretariati për Çështjet Evropiane, në suaza të kremtimit të Ditëve të Evropës në muajin maj, për vitin e dytë rradhazi është nikoqir i kremtimit të Ditës së lirisë së mediave dhe ashtu siç njoftuan, presin që kjo të rritet në traditë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form