Shpërndaje:

Mançevski u drejtua në Konferencën Pantheon 2019: Me digjitalizimin e ndryshojmë mënyrën në të cilën punon administrata publike

Shkup, 14 maj 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, u drejtua në Konferencën Pantheon 2019, në kuadër të panel sesionit kushtuar digjitalizimit në Maqedoninë Veriore.

Ministri Mançevski iu referua projekteve në të cilat punon Ministria e shoqërisë informatikës dhe administratës, të cilat janë në kontekst të digjitalizimit të proceseve dhe mundësimit të qasjes në shërbimet të cilat i ofron administrata për të gjithë qytetarët.

,,Administrata fillon t’i ndjekë trendet të cilat i imponon sektori privat si dhe vetë qytetarët. Aktualisht po punojmë në fazën finale të lansimit të Regjistrit të popullsisë, si bazë e Portalit nacional të e-shërbimeve. Portali ka për qëllim të shërbejë si pikë prej së cilës qytetarët do të mund t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Qëllimi ynë është që administrata të ofrojë  shërbime më të mira, më të shpejta dhe më të lira. Kjo reformë mund të arrihet me mjetet të cilat i ofron digjitalizimi. Me këtë qëllim bëmë ndryshime në kornizë ligjore me çka mundësohet ndryshim i dokumenteve të letrës me dokumenteve elektronike dhe në këtë mënyë promovojmë konceptin e punës ,,digital first”, informoi ministri Mançevski.

Gjithashtu, ai prezantoi dhe idenë për uljen e tatim-fitimit të kompanive të TI-së në 3%. Ashtu siç theksoi, në pjesën e dytë të vitit 2019, në konsultime me sektorin e biznesit do të definohen detajet e realizimit të këtij koncepti.

Sa i takon pyetjes se ku është pozicionuar Maqedonia Veriore lidhur me vendet e rajonit dhe të Evropës, kur shtrohet çështja e digjitalizimit, ministri Mançevski foli për bashkëpunimin ndërmjet shteteve të rajonit dhe si digjitalizimi ndërmjet tjerash shërben edhe si pikë për pajtimin ndërmjet shteteve.

,,Vendi ynë gjatë kohë, ka mbetur prapa vendeve të rajonit dhe të Evropës. Dy vitet e fundit u ndërmorrën një numër i madh i masave, të cilat e ndryshuan pozitën e Maqedonisë Veriore. Këtu e kam fjalën për portalin e të dhënave të hapura, për harmonizimin e rregullores me atë evropiane, ndërsa së shpejti edhe me portalin e e-shërbimeve. Sa i takon rajonit, po punojmë bashkërisht në një numër të madh të projekteve. Ulja e çmimeve të roamingut dhe njohja e çertifikatave digjitale me Serbinë janë vetëm një pjesë e asaj që aktualisht punojmë në rajon, theksoi ministri Mançevski.

Konferenca është nën  organizim të kompanisë DatalabMK dhe MASIT.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form