Shpërndaje:

PRE 2020 – 2022: Prioritete janë ulja e papunësisë tek të rinjtë, rrjetizimi i firmave dhe ulja e ekonomisë gri

Shkup, 22 maj 2019

- Reforma në drejtim të uljes së papunësisë tek të rinjtë, lidhje më të mirë të kompanive vendore në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare dhe uljen e ekonomisë gri, u diskutuan në panelin e Konferencës së Nivelit të Lartë për të filluar përgatitjen e Programit për reforma ekonomike (PRE) 2020-2022, si pjesë e dialogut të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë me Bashkimin Evropian.

Nëpërmjet diskutimit dhe dialogut me Komisionin Evropian, janë konstatuar sferat në të cilat do të fokusohemi në Programin e ardhshëm dhe ato janë: ulja e papunësisë tek të rinjtë, rrjetizimi i kompanive vendore në zinxhirët globalë të vlerave dhe uljen e ekonomisë gri. Për herë të parë është miratuar Strategjia për formalizimin e ekonomisë joformale dhe tani më kemi realizuar aktivitete të parapara me Planin aksional 2018 – 2020. Nëpërmjet garancisë së të rinjve veprohet në uljen e papunësisë tek të rinjtë – theksoi ministri i financave Tevdovski.

Në Konferencë u drejtuan guvernatorja e Bankës popullore dhe ministrat kompetent të sektorëve në të cilët zbatohen reforma nga Programi.

Në fjalimin e saj në panel-diskutimin e konferencës, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska iu referua një pjese të konkluzioneve dhe vlerësimeve të Programit të reformave ekonomike, të cilat janë në përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose indirekte në bankën qëndrore.

- Problemi me kreditë jofunksionale tek ne është më pak i shprehur se sa në vendet e tjera të rajonit, - theksoi guvernatorja, duke vënë në pah se është e domosdoshme edhe më tej të vazhdohet me aktivitetet për uljen e fushëveprimit të tyre, për këtë qëllim në fundin e vitit të kaluar u miratua dhe strategji e veçantë e cila ka të bëjë me plasmane të tilla.

Në diskutim, ajo mes tjerash vuri në pah se tek ne, euroizimi është vazhdimisht në rënie dhe se është më i ulët në nivel rajonal, por edhe më tej duhet të veprohet në këtë sferë. – Pres që udhëzimet shtesë dhe masat e definuara në Strategjinë e Denarizimit do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të përdorimit të monedhës vendase - rekomandoi Angelovska-Bezhska, ku më tej ajo iu referua edhe rritjes së kredive konsumatore.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski iu referua vendosjes së regjistrit të taksave parafiskale në nivel qëndror dhe lokal. Ai vuri në pah se Regjistri i taksave parafiskale në nivel qëndror dhe lokal është i integruar në Katalogun e shërbimeve në të cilat po punon MSHIA-ja.

- Për herë të parë, krahas asaj që do t’i kemi të gjitha shërbimet të cilat i ofrojnë institucionet në Maqedoninë e Veriut, do të kemi dhe bazën e të dhënave të të gjitha taksave të cilat i paguajnë qytetarët dhe bizneset gjatë marrjes së shërbimeve. Regjistri përmban informacione për kompensimet e shërbimeve dhe taksave administrative. Katalogu përmban grupe të të dhënave, përkatësisht informacione bazë, legjislacion, kushte dhe dëshmi, formularë dhe taksa parafiskale, - tha Mançevski.

Ministri i arsimit Arbër Ademi iu referua reformave të cilat duhet të ndërmerren tek kuadrot arsimorë. Ai bëri të ditur se investimet në trajnime të vazhdueshme të kuadrit arsimor janë bazë e arsimit cilësor. Nga ana tjetër nevojitet përmirësim e programeve arsimore si dhe reforma rrënjësore në programin e fakulteteve pedagogjike. Gjithashtu shtoi se duhet të aplikohet sistemi i progresit në karierrë tek mësimdhënësit me qëllim të valorizimit të punës së tyre.

Zëvendësministri për punë dhe politikë sociale, Gjonul Bajraktar, lidhur me garancinë rinore theksoi se në periudhën e ardhshme, intencë është garancia që të implementohet në tërë teritorrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks të veçantë në rajonet më të prekura të të rinjve siç janë ai verilindor, i Pollogut dhe Jugperëndimor. Me këtë qëllim si dhe në bazë të përvojës së deritanishme nga implementimi i pilot-fazës së Garancisë së të rinjve, theksoi se Ministria e punës dhe politikës sociale, në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Organizatën ndërkombëtare të punës do të përgatisë plan për Garancinë e të rinjve për periudhën 2020 – 2022. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë tregon se në vazhdimësi kujdeset për përmirësimin e gjendjes së të rinjve në tregun e punës në Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form