Shpërndaje:

Interpretimi autentik i nenit 14 të Ligjit për Tatimin mbi vlerën e shtuar do të japë impuls pozitiv për investime të mëtejshme në industrinë e TIK-ut

Shkup, 23 maj 2019

Interpretimi autentik i nenit 14 të Ligjit për Tatimin mbi vlerën e shtuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’u japë nxitje të fortë kompanive vendase dhe të huaja të industrisë informatiko-komunikuese dhe më tej të vazhdojnë me investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Sot, në konferencën për shtyp të MASIT, këtë porosi e përcollën ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, Marijana Andriq, eksperte e tatimeve në MASIT, avokati Ivica Jevtiq dhe kryeshefja ekzekutive e Maqedonisë 2025, Nikica Mojsoska Bllazhevski.

,,Si individ i cili vjen nga sektori privat mendoj se interpretimi i ngurtë i normave ligjore nuk shkon në favor të biznesit. Ky interpretim autentik është impuls për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së TIK-ut dhe shembull për kompanitë e tjera që kanë probleme në interpretimin e disa normave ligjore, të ngrenë iniciativë për rishqyrtimin e tyre", apeloi ministri Mançevski.

Mariana Andriq, përfaqësuese e MASIT, sqaroi se nevoja për interpretimin autentik u paraqit për arsye të problemit të taksave të llojeve të ndryshme të teknologjisë informatike, marketingut, shërbimeve administrative dhe të ngjashme të cilat nuk u trajtuan siç duhet në aspekt të nenit 14 të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar gjatë plasmanit të së njëjtëve jashtë vendit.

Ky nen përcakton vendin e taksave sipas vendit të ndodhjes së shërbimeve dhe që nga miratimi i Ligjit në vitin 1999, vendi i ndodhjes së shërbimeve të teknologjisë informatike konsiderohet vendi ku është vendosur shfrytëzuesi i shërbimit.

,,Në fillim s’ka pasur dilema në zbatimin e këtij neni, por me paraqitjen e shërbimeve të reja në vitet e fundit gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese nga ana e Drejtorisë së të ardhurave publike u shfaq dilema se cilat shërbime mund të realizohen sipas këtij paragrafi. Filloi aplikimi shumë restriktiv dhe inspektorët kërkuan që secilin shërbim ta lexojnë në mënyrë eksplicite siç është e përcaktuar në ligj. Këto janë arsyet që kompanitë e industrisë teknologjike informatike si dhe eksportuesit e tjerë të shërbimeve intelektuale u përballën me rrezik serioz të detyrimeve shtesë me përgjegjësi për TVSH”, sqaroi Mariana Andriq.

Pas takimeve të shumta të mbajtura me autoritetet kompetente të Drejtorisë së të ardhurave publike dhe Ministrisë së Financave, konkluzioni ishte se interpretimi autentik i këtij neni është zgjidhja e vetme për të dy palët e interesuara - organit tatimor dhe ekonomisë. Së fundi, po tejkalohen dilemat rreth vendit të shfaqjes së shërbimeve dhe kështu është përcaktuar lirimi nga detyrimi i përllogaritjes së TVSH-së gjatë eksportit të këtij lloji të shërbimeve.

,,Ky shembull pozitiv me interpretim autentik lëshuar nga Kuvendi, tejkalon çdo mundësi që dikush paushall ta interpretojë këtë nen të Ligjit. Besojmë se pas këtij interpretimi, Drejtoria e të ardhurave publike do të ndryshojë një pjesë të zgjidhjeve të tyre në interes të kompanive”, deklaroi avokati Ivica Jevtiq.

Pas këtij shembulli të suksesshëm, MASIT vazhdon me aktivitete të drejtim të përmirësimit të rregulloreve të biznesit të cilat lidhen drejtpërdrejt me industrinë e TIK-ut. Aktualisht, propozimet më aktuale janë Propozim-masat që thjeshtësojnë udhëheqjen e biznesit dhe kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor duke ulur përdorimin e letrës dhe duke vënë në përdorim e-faturë, përdorimin e nënshkrimit elektronik dhe shërbimet e besueshme si dhe dërgimin elektronik të akteve tek punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut theksoi se interpretimi autentik është mjet shumë i fuqishëm që rrallë përdoret tek ne dhe si profesor universitar theksoi se mjeti do të shfrytëzohet edhe në tekstet shkollore, duke theksuar se të drejtën e krijojmë për t'i shërbyer njerëzve dhe jo për t’i robëruar normat ligjore.

Në linkun në vijim mund ta ndiqni konferencën e plotë për shtyp.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form