Shpërndaje:

Mançevski: Nëpërmjet transforminit digjital drejt Qeverisë së hapur dhe shërbimeve sa më afër qytetarëve

Otavë, 01 qershor 2019

,,Qeveri e hapur dhe ofrimi i shërbimeve: A po humbasim mundësinë për të vepruar?” ishte tema e Samitit vjetor të partneritetit të hapur qeveritar, organizuar nga përfaqësuesit e Shkollës rajonale të administratës publike (ReSPA) bashkë me përfaqësuesit e Amerikës Veriore dhe Latine.

Diskutimet të cilat u zhvilluan në panelin e ReSPA-së ishin tematike dhe të orientuara drejt problemeve, duke reflektuar gjendjen bashkëkohore në ofrimin e shërbimeve dhe transformimin digjital të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, u mbajt debat kritik për të dhënat e hapura, në të cilin u dëshmua se shembujt sektorial dhe rajonal depërtuan thellë në sfidat konkrete në fushat e tyre dhe lëmitë në veprim.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i Këshillit drejtues të nivelit ministror të ReSPA-së, në hapjen e panelit u bëri të ditur pjesëmarrësve se puna me digjitalizimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nuk është detyrë e lehtë.

,,Digjitalizimi përkatës dhe konsolidimi i të dhënave qeveritare me qëllim që të jenë të rëndësishme dhe të hapura kërkon ndryshim të madh rreth mënyrës së të menduarit si dhe shumë investim dhe punë. Shembujt e prezantuar në panel orientojnë aktualisht në dozën e madhe të eksperimentimit, disa histori të suksesit, por edhe disa dështime. Me rëndësi është që të vazhdohet përpara, të ndahen histori të suksesit dhe të mësohet nga shembujt pozitiv të shteteve të tjera, të cilat tani më e kanë kaluar këtë rrugë”, theksoi ministri Mançevski.

Konkluzioni i përgjithshëm i arritur është se edhe më tej duhet të hapen të dhënat qeveritare, të vazhdohet me promovimin e këtij procesi, si dhe të krijohen më tepër mundësi bashkëpunimi të organizatave qytetare dhe qytetarëve me institucionet publike, që të sigurohet publik i mirë-informuar i cili do t’i drejtojë drejt ofrimit të shërbimeve të orientuara ndaj qytetarëve. Pjesëmarrësit në diskutim, gjithashtu iu referuan pengesave ekzistuese, duke potencuar se të gjitha ndryshimet nuk janë të lehta, veçanërisht në periudhë të krizave të thelluara dhe nivelit të ulët të qeverive të hapura në mbarë botën.  

,,Grupet e punës së të dhënave të hapura, përfshijnë shumë më tepër organizata qytetare. Në portalet e të dhënave të hapura, publikohen shumë më tepër sete të të dhënave të hapura ku përshihen qytetarët dhe organizatat qytetare në procesin e sigurimit të web-aplikacioneve të shumta si dhe atyre celulare me qëllim që të arrihet vizualizimi si dhe harta të cilat do t’u ndihmojnë qytetarëve t’i përdorin më mirë të dhënat e hapura. Më tej, politikat për zbatimin e partneritetit të hapur qeveritar në Ballkanin Perëndimor po shkojnë një hap mbi transparencën, drejt pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit, të cilat janë kyçe në formimin e grupeve multidisiplinare brenda dhe jashtë Qeverive, të cilët duhet të mendojnë edhe jashtë suazave dhe do të kontribuojnë drejt ofrimit të shërbimeve të orientuara ndaj qytetarëve”, potencuan përfaqësuesit e ReSPA-së.

Në mbylljen e panelit u dërgua porosi se duhet të ndërtojmë dhe promovojmë kulturë ku nënkuptohet hapja dhe të bashkëpunojmë në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për të dhënat qeveritare që të arrihet porosi inovative e shërbimeve publike.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form