Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut, nikoqire e konferencës së tretë ndërkombëtare të telekomunikacionit BalkanCom 2019

Shkup, 10 qershor 2019 

Sot, në Shkup u hap zyrtarisht konferenca ndërkombëtare nga fusha e telekomunikacionit. Tema e konferencës treditore këtë vit është ,,5G dhe më tej” (5G and Beyond), si paralajmërues i teknologjisë i cili do ta shënojë dekadën e ardhshme. Inicuar nga grupi i shkencëtarëve të shquar, konferenca rritet në mbledhje të hulumtuesve relevant dhe përpiqet ta afrojë momentumin teknologjik dhe ta zvogëlojë pengesën e informacionit ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe Rajonit Ballkanik.

Konferenca paraqet platformë shkencore globale në të cilën hulumtues relevantë të akademisë, hulumtuesit laboratorik dhe të industrisë do të diskutojnë për sfidat dhe zgjidhjet e mundëshme të tekologjisë aktuale 5G. Në takimin e këtij viti ka të ftuar ligjërues profesional dhe një panel me diskutim intrigues duke u hapur mundësi edhe studentëve të përfshihen në mënyrë aktive në elaborimin e koncepteve të sistemeve telekomunikative dhe zgjidhjeve të ardhshme.

Sipas prof. Dr. Liljana Gavrillovska nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, tema e konferencës “5G dhe më tej” reflekton zhvillimin global intenziv të teknologjive informatike të komunikacionit dhe kërkesave të vazhdueshme për vendime më të shpejta dhe më të fuqishme komunikative. Teknologjia 5G do të mundësojë rritje dhe zhvillim inovativ më të gjatë në fusha të ndryshme të përditshmërisë sonë dhe do të paraqesë ndryshim intenziv në mënyrën e funksionimit dhe komunikimit.

,,Dua të potencoj se konferenca e këtij viti është e fokusuar në inicmin dhe vendosjen e frymës së “Ballkanit pa kufi” që të mbështetet dhe përforcohet transferimi i lirë i dijeve në rajon dhe më gjerë, por edhe t’i nxisë e t’ju japë mundësi të rinjve të talentuar dhe hulumtuesve rajonal për bashkëpunim më intenziv dhe përfaqësim ndërkombëtar”, thotë prof. Gavrillovska.

Konferencën e hapi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili në fjalimin e tij potencoi ndryshimin dhe digjitalizimin global si rezultat i teknologjisë 5G. 

,,Pritet që teknologjia me shpejtësi të madhe të sjellë revolucion të vërtetë digjital, inkurajim të rritjes ekonomike, inovacionit dhe mirëqenies. 5G do t’i ndryshojë të gjitha industritë. Këta sektorë do të transformohen tërësisht me rrugë digjitale për komunikim, fuqi kompjuterike dhe rrjete të senzorëve. Automatizmi në masë të madhe do të varet nga rrjetet funksionale dhe të sigurta të 5G. Individët dhe makineritë do të komunikojnë dhe do ndajnë informacione në mënyrë të panjohur deri më tani. Nuk do të ketë shumë aktivitete njerëzore, që nuk janë të mbështetura me infrastrukturën kibernetike”, veçoi ministri Mançevski.

Ai iu referua aktiviteteve dhe politikave të Qeverisë dhe MSHIA-së në fushën digjitale.

Qeveria është e vetëdijshme se revolucioni i 5G nuk do të ndodhë brenda natës, por ai është hap i rëndësishëm rritjen e pjesëmarrjes së ekonomisë digjitale në Prodhimin Bruto Vendor nacional PBV. Në fillim të vitit 2019, Qeveria miratoi Planin nacional operativ brezgjerë, të harmonizuar me planet strategjike të BE-së. Plani për zhvillimin e 5G është pjesë përbërëse e këtij dokumenti strategjik. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut implementimi i 5G duhet të sigurojë ndërtimin e eko-sistemit nacional për lidhje pa tela (wireless) me fokusim në rritjen e dukshme të cilësisë së përvojës përdoruese, në kontekstin e zgjerimit të konsiderueshëm të numrit të shërbimeve të ofruara dhe në tërësi në përmirësimin e cilësisë së jetesës. Bazuar në shfrytëzimin e fondeve publike si dhe investimeve të operatorëve në tre vitet e ardhshme, vlerësohet se deri në fund të vitit 2023, më së paku një qytet do të mbulohet me sinjal të pandërprerë 5G, ndërsa deri në fund të vitit 2029 secili qytetar do të ketë qasje në internetin 5G me shpejtësi minimale prej 100 Mbps”, informoi ministri Mançevski.

Partneri i konferencës është Telekomi i Maqedonisë, kompania prijëse e digjitalizimit të shoqërisë së Maqedonisë. Nikolla Ljushev, Drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, në hapjen e konferencës theksoi përkushtimin e kompanisë në hapjen e  rrugës së teknologjisë së re revolucionare në vend.

,,Teknologjia 5G, e cila njëkohësisht do jetë baza e revolucionit të katërt industrial, për operatorët e Telekomit në mënyrë të pashmangshme do të thotë cikël i ri investimesh dhe ndërtim i ri i infrastrukturës së rrjetit që paraqet sfidën më të madhe në kalimin drejt robotikës, inteligjencës artificiale, automjeteve autonome, një numri të madh të senzorëve të zgjuar, etj. do të realizohet nëse të gjithë aktorët e shoqërisë veprojnë së bashku dhe në mënyrë të koordinuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një eko-sistem i mirëmbajtur me vlera të reja, produktivitet më të madh dhe efikasitet shpenzues. Në bashkëpunim me komunitetin akademik do t’i hulumtojmë më thellë mundësitë për shfrytëzimin e 5G, duke pritur që institucionet përgjegjëse të jenë gjeneratorë të politikave të cilat do të sjellin digjitalizim të shpejtë në shoqëri, si dhe zhvillim të teknologjive komunikuese dhe informatike. Bota po ndryshon globalisht  dhe ne si krijues të shoqërisë së re digjitale kemi përgjegjësi që teknologjinë dhe inovacionet t’i vëmë në shërbim të shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve”, theksoi Nikolla Ljushev.

Konferenca e parë e këtij lloji është mbajtur në vitin 2017 në Shqipëri, kurse vitin e kaluar, vendi nikoqir i konferencës ka qenë Mali i Zi.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form