Shpërndaje:

Ministri Mançevski merr pjesë në forumin Innostart, në Sofje të R. së Bugarisë

Sofje, 20 qershor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, iu drejtua forumit Innostart, që sot mbahet në Sofje të Republikës së Bugarisë.

Në sesionin e panelit “Ndërtimi i ekosistemeve inovative në Evropën Juglindore: politikat, mbështetja dhe ndërmarrja”, fjalën e mori ministri Mançevski me ministrin bullgar të Transportit dhe Komunikacionit Rosen Zheljazkov, dhe ministrin serb për Zhvillim teknologjik dhe Inovacione, Nenad Popoviç.

Ministri Mançevski shqyrtoi masat dhe aktivitetet e ndërmarrura nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në kontekstin e digjitalizimit, si dhe mbështetjes për zhvillim të biznesit inovativ.

“Transformimi digjital dhe ekonomik janë lart në agjendën e Qeverisë sonë dhe për kënaqësinë tonë të madhe, në agjendën e BE-së. Qëllim i përbashkët për të gjithë shtetet është përmirësimi i standardit për të gjithë qytetarët në stabilitetin e mëtutjeshëm makroekonomik dhe reformat strukturale në kontekst të Programeve për reforma ekonomike. Jam i gëzuar që të gjithë këtu jemi të vetëdijshëm për përfitimet dhe shfrytëzimin e kësaj periudhe të volitshme. Por, sigurisht që ka edhe shumë për t’u bërë. Ne, si Qeveri, vlerësojmë se një prej motorëve të transformimit digjital janë kompanitë e TIK-ut. Aktivitetet e digjitalizimit kërkojnë marrëdhënie partneriteti të qeverisë me kompanitë, mirëpo edhe zbatimi i tyre kërkon mjete të mëdha financiare”, theksoi ministri Mançevski.

Ministri Mançevski paraqiti edhe idenë pas Parkut shkencoro-teknologjik në Shkup, implementimi i së cilës po bëhet për momentin.

“Para disa muajve hapëm përshpejtuesin e biznesit dhe e paralajmëruam Parkun e parë shkencoro-teknologjik, në Shkup. Synimi është që parku teknologjik të përfaqësojë ‘zonë të lirë-mjedis të përbashkët’, që do nxisë lidhjen dhe komunikimin e studentëve, profesorëve dhe bizneseve në ndarjen e ideve, përvojave dhe dijeve. Shpresoj që së bashku do shkruajmë një tregim të suksesshëm. Të gjejmë një mënyrë që jo vetëm të fillojë me punë, por edhe të qëndrojë. Të mos jetë vetëm një vend i zakonshëm, lokacion i bizneseve. Të jetë mjedis mbështetës dhe afrues, që krijon marrëdhënie partneriteti dhe në mënyrë të përbashkët rritet”, tha ministri Mançevski.

Poashtu, në sesionin e panelit, përmes video thirrjes u drejtua edhe Marija Gabriell, komisarja evropiane e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale. Ajo mbështeti përpjekjet që me ndihmën e digjitalizimit, rajoni të jetë më afër Bashkimit Evropian.

Forumi Innostart organizohet nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Bugari dhe Izrael, me mbështetje të ambasadës së SHBA-së dhe ambasadës së Izraelit në Sofje.

Forumi njëditor mbledh në një vend përfaqësues të lartë shtetëror dhe ndërmarrës ndërkombëtar nga Izraeli, SHBA-ja dhe rajoni, që të bisedojnë për praktikat më të mira në ndërtimin e një start-up ekosistemi të qëndrueshëm dhe një bashkësi inovative.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form