Shpërndaje:

Ministri Mançevski: Reformat në administratën publike janë për qytetarët dhe vazhdojnë me mbështetjen e Bashkimit Evropian

Shkup, 24 qershor 2019

Sot, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, iu drejtua të pranishmëve në konferencën “Si më tej? Reformat në administratën publike pas Këshillit Evropian në qershor”.

Në fjalimin e tij, ai vuri në pah aktivitetet e realizuara gjatë dy viteve të kaluara, si dhe masat e ndërmarrura në fazën përfundimtare.

“MSHIA punoi edhe në përforcimin e implementimin të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. U vë Pika e informimit për LPPA-në, kurse në ueb faqen e MSHIA-së u vendos një pjesë e veçantë, e sajuar për pyetjet e LPPA-së që vijnë. Ligji i ri i mbikëqyrjes inspektuese, tashmë është miratuar në Kuvend, ndërsa aplikimi do fillojë deri në fund të vitit. Me këtë ligj instalohet paralajmërimi para dënimit dhe ulet lartësia e gjobave, që paraqet lehtësim financiar për subjektet mbikëqyrëse. Kjo do të thotë se, përmes planifikimit në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe kryerjes së unifikuar të mbikëqyrjes inspektuese, do ketë koncept të ri në të, me çka do arrihet siguri më e lartë legale për subjektet mbikëqyrëse“, informoi ministri Mançevski.

Sa i përket asaj në të cilën MSHIA po fokusohet momentalisht, ministri Mançevski theksoi ndërrimet në Ligjin për nëpunësit administrativ dhe në Ligjin për nëpunësit civil. Ai theksoi se ndërrimet janë bërë me synim të thjeshtëzimit të procedurës së përzgjedhjes dhe punësimit, mundësimit për ngritje më të shpejtë në karrierë, si dhe zvogëlimit të presionit ndaj punëtorëve.

Për momentin, në fazën përfundimtare është Ligji i ri për Udhëheqjen e lartë administrative. Për herë të parë, me anë të këtij ligji do vendoset një procedurë e unifikuar për selektim dhe përcaktim të pozitave drejtuese. Themeluar mbi parimet e meritave, në kushte të njejta do kenë qasje të njejtë ndaj vendit të punës, përfaqësim të drejtë legal dhe barazi gjinore. Kandidatët do të përzgjidhen përmes procedurave individuale nga Komisioni për udhëheqjen e lartë administrative.

Udhëheqësi i lartë do jetë me status të caktuar qartë dhe me mandat, me obligime të krijuara ligjërisht. Janë parashikuar trajnime obligative për përsosje dhe zhvillim profesional, ndërsa menaxhimi i performancës do bëhet përmes kontrollimit të rezultateve të realizuara”, tha ministri Mançevski

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form