Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut, vendi nikoqir i Punëtorisë Rajonale për Evropë, për Strategjitë nacionale të sigurisë kibernetike

Shkup, 26 Qershor 2019

Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Strategjive nacionale për sigurinë kibernetike-ITU, është nikoqire e Punëtorisë tri ditore për siguri kibernetike.

Ngjarjen sot e hapi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, Ionut Andrei, sekretari shtetëror i Ministrisë së Komunikimeve dhe Shoqërisë Informatike, si përfaqësues i presidencës rumune në Këshillin e BE-së, Marco Obiso, udhëheqësi i Sektorit të aplikacioneve të TIK-ut dhe Sektorit të Sigurisë Kibernetike në ITU, edhe Milan Sekuloski, këshilltari i lartë për Evropë dhe Azinë Qendrore, nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura- DCAF.

Fjalimin e ministrit Mançevski e keni në vijim:

“Të nderuar nikoqirë, mysafirë dhe kolegë,

Me kënaqësi të madhe ju uroj mirëseardhjen në Punëtorinë e parë të Strategjive nacionale për sigurinë kibernetike-ITU për Evropë, për strategjitë nacionale të sigurisë kibernetike, nikoqir i së cilës është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Në të do diskutojnë ekspertët kombëtarë të sigurisë kibernetike për perspektivat aktuale të sigurisë kibernetike rajonale, si dhe për bashkëpunimet e ardhshme rajonale dhe ndërkombëtare.

Besoj se, që të jesh vendi nikoqir i Punëtorisë së parë i Strategjive nacionale për sigurinë kibernetike-ITU për Evropë, për strategjitë nacionale të sigurisë kibernetike është shembull i shkëlqyer i dedikimit të Maqedonisë së Veriut në lehtësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, duke dëshmuar në atë rast se madhësia e territorit të një kombi nuk përcakton ndikimn e angazhimit të saj ndaj sigurisë rajonale. Jam i kënaqur të ju mirëpres të gjithëve në Shkup, në ngjarjen që bashkon ata që i dedikohen ndërtimit të mjedisit më të sigurt kibernetik, shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga e gjithë bota.

Siç dihet, informacionet teknologjike zhvillohen me një ritëm të paparë, kurse trendet e kësaj fushe ndryshojnë çdo ditë. Objektet janë duke u lidhur çdo herë e më shumë me njëri-tjetrin përmes konceptit të “Internetit të Gjërave”. Ky koncept, në fakt i referohet miliarda pajisjeve fizike në mbarë botën që tani janë të lidhur në internet, mbledhjes dhe ndarjes së të dhënave. Prandaj, siguria e këtyre të dhënave është e rëndësishme për njerëzit, kompanitë dhe vendet.

Në të njëjtën kohë, të gjithë jemi të vetëdijshëm se hapësira kibernetike nuk ka kufij fizikë. Si kombe, nuk kemi ne një territor që duhet mbrojtur. Hapësira kibernetike ndahet në nivel global, mes qytetarëve, administratave publike, bizneseve, shoqërive qytetare, organizatave ndërkombëtare, gjithashtu mes përdoruesve keqdashës dhe organizatave kriminale. Çdo ditë po ballafaqohemi me sfidat e sigurisë. Prandaj, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është me rëndësi fundamentale. Me këtë në mendje, unë jam mbështetës i fortë në ndarjen e praktikave, përvojave dhe rasteve të mira me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Në pragun e NATO-s dhe së shpejti në BE, Maqedonia e Veriut po bëhet një objektiv gjithnjë e më tërheqës për krimin kibernetik. Kuptohet, siguria kibernetike u bë një nga prioritetet kyçe të Qeverisë. Kombinimi i dëshirës së fortë politike dhe prioritizimi i ndërtimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, vitin e kaluar rezultoi me rezultate pozitive. Që atëherë, peisazhi i sigurisë kibernetike ndryshoi dukshëm.

Përkundër aktiviteteve sporadike dhe ad-hoc aktiviteteve të zhvilluara në nivel organizativ ose institucional në të kaluarën, në fillim të vitit 2018 krijuam një vizion të qartë dhe strategjik për ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në Maqedoninë e Veriut. Me kapitalizimin nga rishikimi i kapacitetit të sigurisë kibernetike, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Universitetin e Oksfordit, si dhe nga analizat kombëtare, u zhvillua Strategjia nacionale e sigurisë kibernetike dhe Plani i veprimit për periudhën 2018-2022. Të dyja u miratuan nga Qeveria në vitin 2018.

Strategjia dhe Plani i veprimit u përgatitën, jo vetëm me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe Komisionit Evropian, por edhe në një proces të konsultimeve të gjera publike. Ne si Qeveri, i jemi përkushtuar transparencës dhe përfshirjes së të gjithë sektorëve të shoqërisë. Në këtë mënyrë, përmbajtja e Strategjisë dhe Planit të veprimit iu nënshtrua debateve publike, ku përfaqësues nga sektori publik, privat, civil, akademik etj. kishin mundësi të japin komente dhe sugjerime. Kjo gatishmëri nga ana jonë për ngritjen e kapaciteteve u përforcua përgjatë bashkëpunimit të fuqishëm me më shumë palë, ku çdo organizatë që vinte nga sektorët e ndryshme të shoqërisë u angazhua në shqyrtimin e përmbajtjes, por gjithashtu ndau përvojat dhe ekspertizën e tyre.

Me krijimin e një vizioni strategjik dhe aktivitete praktike për zbatimin e veprimeve të përcaktuara, vazhdojmë rrugën drejt ndërtimit të një hapësire kibernetike të hapur, të sigurt dhe të mbrojtur. Fokusi i Strategjisë nacionale dhe Planit të veprimit për siguri kibernetike përgjatë periudhës 2018-2022 është në marrjen e vendimeve strategjike, zbatimin e aktiviteteve në nivel operacional, si dhe identifikimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit.

Të kesh një kulturë të qëndrueshme për siguri kibernetike është një nga themelet e hapësirës kibernetike të hapur, të sigurt dhe të mbrojtur. Prandaj, ngritja e vetëdijes rreth kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike dhe promovimi i sigurisë kibernetike mes qytetarëve dhe organizatave përmes edukimit, dhe shkëmbimit të praktikave të mira ka qenë element thelbësor në ndërtimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike. Fushatat ndërgjegjësuese për siguri kibernetike dhe angazhimi publik me palë të ndryshme u zbatuan nga institucione dhe organizata të ndryshme.

Në nivel kombëtar, pranuam nevojën për investim në pajisjen e njerëzve tanë, të fuqisë punëtore në administratën publike, por edhe të industrisë sonë me aftësitë dhe kapacitetet e nevojshme, posaçërisht te ekipi i Maqedonisë për trajtimin e incidenteve kompjuterike, (MKD-CIRT) si organ koordinues nacional për raportim dhe menaxhim të incidenteve lidhur me sigurinë kibernetike. Me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjes së KE-së në fushën e politikës digjitale, Maqedonia e Veriut hapi Park Shkencoro-teknologjik në Shkup, ku së shpejti do të themelohet një Qendër rajonale për trajnim dhe hulumtim të sigurisë kibernetike.

Propozimi për hapjen e një Qendre rajonale për trajnim dhe hulumtim të sigurisë kibernetike në Shkup është parashtruar, kurse vlerësimi i burimeve organizative dhe financiare është në progres. Koncepti i propozuar për Qendrën rajonale për trajnim dhe hulumtim të sigurisë kibernetike parashikon se i njëjti do jetë në përputhshmëri me Parkun Shkencoro-teknologjik në Shkup dhe si qendër për trajnime të nëpunësve administrativ do mbulojë trajnimet profesionale, hulumtimin dhe bashkëpunimin akademik, punën e përbashkët të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6). Me këtë iniciativë, synojmë të inkurajojmë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat, dhe si të inicojmë përdorimin e të ardhurave të BE-së në sigurinë kibernetike, duke u fokusuar në hulumtim dhe inovacion në fushën e sigurisë kibernetike. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do t’i përforcojmë kapacitetet tona nacionale për siguri kibernetike, por do përforcojmë edhe kapacitetet rajonale, duke inkurajuar sipërmarrësit e rinj dhe entuziastët e teknologjisë  të zhvillojnë dhe të testojnë teknologji për të mbrojtur më mirë përdoruesit dhe infrastrukturat nga kërcënimet kibernetike.

Në procesin e hartimit të projekteve për ndërtimin e kapaciteteve globale për siguri kibernetike, më nxit të mendoj se po kontribuojmë në procesin e krijimit të një vizioni të përbashkët global me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe partnerëve tanë ndërkufitar. Sot kam nderin e veçantë t’ju mirëpres në Maqedoninë e Veriut, dhe ju dëshiroj një konferencë shumë të suksesshme dhe qëndrim të këndshëm në Shkup”.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form