Shpërndaje:

Pas suksesit të madh në Liban, ministri Mançevski u takua me ekipin “Space Walkers”

Shkup, 27 qershor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot u takua me anëtarët e ekipit “Space Walkers”, pas suksesit të madh dhe vendit të dytë të fituar në ngjarjen e parë ndërkombëtare të FIRST LEGO League, të mbajtur në Liban. Bëhet fjalë për një garë në robotikën edukative që mbahet në më shumë se 98 shtete, ndërsa këtë vit marrin pjesë më shumë se 40.000 ekipe garuese.

Suksesi i tyre u përshëndet nga ministri Mançevski, dhe si theksoi ai, të jesh i dyti përkundër konkurencës aq të madhe vlen shumë, jo vetëm për ata, por edhe për shtetin që falë ‘Space Walkers” është në hartën e shteteve më të suksesshme në lëminë e robotikës për fëmijë. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e akademisë STEM të Shkupit, mentorët e këtij ekipi.

Fëmijët e paraqitën projektin e tyre dhe rrëfyen për përshtypjet e fituara gjatë vizitës së tyre në Libani dhe pjesëmarrjes në garë. Ekipin e përbëjnë: Jovani, Marko, Simoni, Ivani, Gabrieli, Luka, Stefani, Mina, Matej, Leo, Davidi dhe janë nxënës të klasave nga e pesta deri të nëntën në disa shkolla fillore të Shkupit.

Ashtu si tha ministri Mançevski, Qeveria dhe MSHIA, janë në dispozicionin e tyre për çdo lloj mbështetje, për pjesëmarrje në gara tjera dhe renditjen e sukseseve edhe më të mëdhaja.

“Ardhmëria e vendit tonë janë fëmijët, ndërsa përmes projekteve inovative të këtij lloji zhvillohen mendjet e të rinjve dhe nxitet kreativiteti i tyre. Si shtet, detyra dhe përgjegjësia jonë është të jemi një ndihmë dhe partner për ta në këtë proces”, tha ministri Mançevski.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form