Shpërndaje:

Ministri Mançevski merr pjesë në dialogun e parë të TIK-ut mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor

 

Bruksel, 9 korrik 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski merr pjesë në takimin e parë të mbajtur në Bruksel, dedikuar dialogut mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor për TIK-un.

Takimin e hapi eurokomesarja e BE-së për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale Maria Gabriel, ndërsa krahas ministrit Mançevski, në takim morën pjesë edhe ministrat e dikastereve të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Mançevski potencoi se përgjatë viteve të kaluara, janë ndërmarrur aktivitete serioze në lidhje me transformimin digjital në mënyrë që gradualisht të braktiset principi i “menaxhimit me letër” dhe të promovohet qëndrimi “digjitalja në vend të parë”, që nënkupton edhe ndryshime të domosdoshme në kuptim teknik dhe ligjor.

“Si bartës të vendimeve për politikë digjitale, jemi përkushtuar në sigurimin e qasjes së barabartë deri te shërbimet publike për bizneset dhe qytetarët tanë. Dispozicioni më i madh i shërbimeve dhe mundësive përmes kanaleve digjitale mbart sfida më të mëdha. Me qëllim që të nxitet rritja ekonomike, por edhe të tejkalohen pengesat me BE-në, duhet të sigurojmë infrastrukturë të fortë digjitale, përputhshmëri me kërkesat ligjore, si dhe hapësirë të hapur dhe të sigurtë kibernetike”, theksoi ministri Mançevski, duke shtuar se një nga themelet e Agjendës digjitale të Bashkimit Evropian, e me të edhe fillimi i transformimit digjital i Maqedonisë së Veriut, është përputhshmëria e legjislacionit vendor me Rregulloren e eIDAS-it.

Ministri Mançevski prezantoi aktivitetet e MSHIA-së dhe Qeverisë në fushën e digjitalizimit: miratim i Ligjit për dokumente elektronike, identifikacion elektronik dhe shërbime të besueshme, Ligji për shërbime elektronike dhe menaxhim elektronik, si dhe Ligji i regjistrit qendror të popullsisë, pastaj Katallogu i shërbimeve, Portali nacional i e-shërbimeve, etj. Gjithashtu, janë përvetësuar Plani nacional operativ për një rrjet brezëgjërë, Strategjitë për të dhëna të hapura 2018-2020 dhe Siguria kibernetike 2018-2022 së bashku me Planet aksionare të tyre, etj.

"Republika e Maqedonisë Veriore është renditur si një nga vendet që demonstron angazhim të lartë në të pesë shtyllat e indeksit, sipas Indeksit Global të Kibernetikës 2018 (Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit perëndimor në këtë kategori "tha Mançevski.

Qëllimi themelor i këtij takimi të parë është shqyrtimi i progresit të implementimit të Agjendës digjitale për Ballkanin perëndimor dhe diskutimi i hapave të mëtejshme në këtë drejtim, si dhe në të njëjtën kohë të njihen pjesëmarrësit me risitë më të fundit të legjislacionit të BE-së, në lidhje me: Sigurinë kibernetike, Direktivën e shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Ekonominë e të dhënave dhe Kodin e Telekomit.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form