Shpërndaje:

Seanca e Këshillit për reforma në administratën publike: Aktivitetet e reformave të administratës shtetërore janë në kontinuitet, synimi final është t'u sigurojmë qytetarëve shërbim profesional dhe efikas

Shkup, 30 korrik 2019

Dje pasdite në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Këshilli për reforma në administratën publike (RAP), mbajti seancën e gjashtë me të cilën kryesonte kryeministri Zoran Zaev.

Pas miratimit të procesverbalit të seancës paraprake të pestë dhe diskutimit ndaj konkluzioneve të së njëjtit, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, i informoi anëtarët e Këshillit për progresin në përgatitjen e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për nëpunësit administrativ dhe Propozim-ligjit për shërbimin e lartë udhëheqës.

Ministri Mançevski informoi edhe për statusin dhe hapat e mëtejshëm të procesit në ri-organizimin dhe optimizmin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit të pushtetit qendror, si një ndër reformat kyçe të administratës publike.

Gjatë seancës, anëtarët e Këshillit diskutuan rreth të gjitha ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të ligjeve të veçanta, me mbështetje për të siguruar administratë profesionale dhe funksionale si dhe funksionimin e institucioneve të organeve dhe të administratës shtetërore.

Njëkohësisht, në suaza të seancës së gjashtë, anëtarët e Këshillit diskutuan rreth procesit të përgatitjes së raportit të gjysmëvjetorit të dytë për implementimin e Strategjisë së reformave të administratës publike, si dhe përforcimin e sistemit për monitorimin dhe implementimin e Strategjisë së RAP 2018 -2022 dhe Planit aksional.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form