Shpërndaje:

Nënshkruhet Marrëveshja për njohje të dokumenteve elektronike mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Shkup, 26 gusht 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe ministri i tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Rasim Lajiq, sot nënshkruan Marrëveshje për njohjen e përbashkët të shërbimeve të besueshme që shfrytëzohen në të dy shtetet.

Kjo do të thotë se dokumentet e lëshuara në mënyrë elektronike, nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, siç janë Regjistri qëndror, Administrata Doganore, Zyra për menaxhimin e librave amë... do njihen në mënyrë të ndërsjelltë edhe në Republikën e Serbisë, dhe anasjelltas. Dokumentin tashmë të poseduar, të lëshuar nga njëri shtet, qytetarët nuk do të kenë nevojë ta nxjerrin prapë përmes procedurave administrative në shtetin tjetër.

Shërbimet e besueshme të kualifikuara që sigurojnë dhënësit e shërbimeve të besueshme të kualifikuara, njihen në mënyrë të përbashkët në të dy vendet, në pajtim me ligjet të cilët rregullojnë dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besueshme, edhe atë: nënshkrim elektronik të kualifikuar, vulë elektronike të kualifikuar dhe afat kohor elektronik të kualifikuar.

Me pranimin e kësaj Marrëveshjeje do të sigurohet avancimi i raporteve bilaterale mes dy vendeve në sferën e shoqërisë së informatikës.

E njëjta do kontribuojë në shpejtimin e procesit të transformimit digjital dhe ka ndikim të drejtëpërdrejtë mbi aftësimin e personave juridik vendas të cilët kryejnë veprimtari në fushën e shërbimeve të besueshme, përkatësisht me të njëjtën mundësohet që këto firma të bëhen firma “të besueshme” dhe konkuruese  në tregun e Republikës së Serbisë.

Në drejtimin e digjitalizimit të shoqërisë, është sjellur Ligji i dokumenteve elektronike, identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besueshme, ky ligj është në fuqi prej datës 22.05.2019. Qëllimi është që të konfirmohet regjimi juridik i nënshkrimit elektronik, vulës elektronike, afateve kohore elektronike, dokumenteve elektronike, shërbimeve për dërgesat e rekomanduara elektronike, shërbimeve për kontrollimin e autenticitetit të ueb faqes si dhe mënyrës së ruajtjes së nënshkrimit elektronik apo vulës dhe vlefshmërisë së tyre. Me këtë ligj, Republika e Maqedonisë së Veriut fiton bazat e duhura për shërbime të sigurta dhe të besueshme.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form