Shpërndaje:

Ministri Mançevski në ITU Telekom e promovon Maqedoninë e Veriut për futjen e operatorit të tretë celular

Budapest, 09 shtator 2019

Ministri i shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski prej sot merr pjesë në konferencën botërore – ITU Telekom, e cila po mbahet në Budapest të Hungarisë, për t’i promovuar kushtet të cilat i ofron Maqedonia e Veriut për futjen e operatorit të tretë celular.

Në suaza të vizitës zyrtare, delegacioni i kryesuar nga ministri Mançevski do të realizojë disa takime bilaterale me përfaqësues të lartë të Telenor, Orange, AT&T, si dhe me Doren Bogdan Martin - drejtoreshë e Byrosë së zhvillimit të telekomunikacionit të ITU-së dhe Hulin Zhao, sekretar i përgjithshëm i ITU-së.

Klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë të cilat i disponon për investitorët e huaj, ministri Mançevski do t’i prezantojë edhe në tryezën e rrumbullakët ku do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë operatorëve nga Evropa, si dhe një pjesë e bankave më të mëdha dhe rregullatorë nga fusha e komunikimeve elektronike.

Maqedonia e Veriut, në fushën e TIK-ut mund të lëvdohet me të dhënat në vijim:

  • 862 miljon euro – Vlera e tregut të TIK-ut;
  • 4% - Kontribut ndaj BPV-së;
  • 47% - Rritja e tregut në 5 vitet e fundit;  
  • 18 242 - Të punësuar në fushën e TIK-ut;
  • Mbi 600 studentë të diplomuar në fushën e TI-teknologjive në vit;
  • 945 euro – Paga bruto mesatare në sektorin e telekomunikimeve; 
  • 8,2% -  Rritje e tregut për softuerë në nivel vjetor;
  • 84,7%  - Rritje e tregut për harduerë si dhe 
  • 257 - Subjekte të reja të themeluara në vitin 2017-të.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form