Shpërndaje:

Ministri Mançevski: Maqedonia e Veriut ofron kushte të volitshme për hyrje të operatorit të tretë celular

Budapest, 10 shtator 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, në kuadër të ITU – Telekomit, u drejtua në tryezën e rrumbullakët me temën: “Investim në të ardhmen digjitale në drejtim të infrastrukturës gigabit dhe shoqërisë”. Ngjarja në një vend mblodhi një pjesë të operatorëve të interesuar prej vendeve të shumta të Evropës që patën mundësinë t’i ndëgjojnë kushtet për investim në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Mançevski iu referua klimës së biznesit në vend dhe kushtet që i ofron.

“Maqedonia e Veriut mirëmban stabilitet makroekonomik me inflacion prej 0,9%, ndërsa njëkohësisht stimulon rritje dhe zhvillim ekonomik. Me reformat e fundit ekonomike të Qeverisë mbështetet zhvillimi i bizneseve dhe tërheqen investime private, me çka u sigurohen kompanive kushte të përgatitura për të hyrë në treg, të jenë po aq konkurrues, dhe në mënyrë efektive të dalin nga tregu. Për shkak të këtyre përpjekjeve, u plasuam në vendin e dhjetë (10) për lehtësim në udhëheqjen e biznesit nga gjithësisht 190 shtet, sipas raportit të Bankës botërore “Udhëheqje biznesi” për vitin 2019.

Rritja e hyrjeve të investimeve të huaja mbajtën lartë fuqinë punëtore të kualifikuar dhe mirëmbajtën stabilitetin e shkallës së punësimit në Maqedoninë Veriore në 46,9%. Në këto reforma përfshihet edhe paketi më i mirë i tatimeve në Evropë: 10% tatim të korporatave dhe 3% tatim të korporatave për zhvillim të TIK-ut. Si rezultat i reformave, Investimet direkte të huaja (FDI) dukshëm u rritën në vitin 2018,  të cilët arritën rekord prej 735 miljon euro dhe përfshinin 5,8% të BPV-së së vendit”, informoi ministri Mançevski.

Duke folu për aspektet e sferës së TIK-ut, ai prezantoi kushtet e volitshme dhe zhvillimin e kësaj sfere.

“Sektori i TIK-ut është sektori me rritje më të shpejtë, ka rritje të normës kumulative prej 47% gjatë 5 viteve të fundit, që përfshin 4% e BPV-së në vend. Sektori i TIK-ut ka punësuar mbi 18 mijë punëtorë me kualifikim të lartë, madje 257 kompani u themeluan për TIK-un në vitin 2017.”

Ministri Mançevski prezantoi pazarin në kontekst të mundësive për investim të një operatori të ri celular.

  • 98,69% e vendbanimit edhe në 75% ka sinjal 4G
  • Numri i përgjithshëm i parapaguesve aktiv të shërbimeve celulare mbart 95% (46% në pripaid, 54% në postpaid), numri i parapaguesve të internetit celular mbart 65%, përderisa numri i kartave aktive M2M SIM mbart 207 990.
  • Të ardhurat totale të tregut për shërbimet celulare të vitit 2018 mbartën 139 miljon euro.
  • Sipas indeksit të GSMA-së për lidhje celulare të Maqedonisë së Veriut të vitit 2019, infrastruktura e rrjetit celular arrin 66,99; përgatitja për shpenzuesit arriti 73,89; qasja ndaj çmimeve për mjete dhe shërbime arriti 73,78; mes tjerash.

Duke marrë parasysh pjesën e lartpërmendur, mundësitë kyçe për rritje janë:

  • Konsumatorë: parapagesa e shërbimeve celulare broadband – të pashfrytëzuara deri më 30% të tregut (pjesa aktuale 65%)
  • Sektori publik/Qeveria: treg për shfrytëzim të shërbimeve digjitale – deri më 80% potencial për rritje të tregut (pjesa aktuale 17% - 33%)
  • Biznese: shfrytëzimi i shërbimeve “në cloud”, mundësi që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të shesin online dhe online-lidhje ndërkufitare-të pashfrytëzuara deri më 90% të tregut (pjesa aktuale 1%-16%)
  • Tregu vertikal (IoT, M2M): për momentin janë aktive 207 990 M2M SIM-kartat-pjesë e madhe e pashfrytëzuar e tregut me kërkesë për rritje (trendet botërore të CARG-ut për periudhën 2017-2022 në 32%, Cisco VNI Mobile, viti 2019)
  • Rritja e të ardhurave mesatare për shfrytëzuesit, investimet dhe potenciali për të ardhura

Gjendja udhëzon në atë se ende ka pjesë të pashfrytëzuara të tregut që mund ti përmbushë një operator shtesë celulari.

Krahas ministrit Mançevski, në sesion mori fjalën edhe Jaroslav Ponder, kreu i kabinetit të ITU-së për Evropë, Ekselenca e saj Dorina Çinari, zëvendësministre në Ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë, Je Muing Ru, specialist i lartë për zhvillim digjital në Bankën botërore, Po-ven Liu, ekonomist i lartë në sektor të Bankës investore evropiane, Akos Bona, Drejtor për punët ndërkombëtare në fondacionin e Ardhmërisë Digjitale, Enrike Mednia Malo, zyrtar kryesor në Telefonikë S.A, Gabor Koroshi, drejtor në Telenor Hungari.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form