Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nënshkruajnë Marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besueshme

Podgoricë, 13 shtator 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministrja e administratës publike të Republikës së Malit të Zi, Suzana Pribiloviq, sot nënshkruan Marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besueshme të kualifikuara si dhe të skemave të identifikimit elektronik.

Marrëveshja do të kontribuojë drejt rritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit të aktiviteteve ndërmjet dy vendeve si dhe përshpejtimit të procesit të transformimit digjital.

  • Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, “si pjesë e Procesit të Berlinit dhe Planit Aksional për zhvillim ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor, tregojnë se duan dhe munden të punojnë bashkë, përkatësisht se janë të përgatitura t’i tejkalojmë barierat ndërmjet vendeve të rajonit dhe më tej edhe me Bashkimin Evropian”, potencoi ministri Mançevski.

Rreth pyetjes, në praktikë çka do të thotë nënshkrimi i kësaj marrëveshje, Ministri Mançevski theksoi: ,,kjo do të thotë se dokumetet elektronike të lëshuara nga institucionet në Maqedoninë e Veriut, siç janë Regjistri qendror, Dogana, Drejtoria e udhëheqjes së librave amë, njësoj do të pranohen edhe në Malin e Zi. E njëjta do të vlejë edhe për dokumentet e nxjerra në mënyrë elektronike në Malin e Zi. Në këtë mënyrë, do të lehtësohen procedurat administrative dhe koha e nevojshme për lëshimin e këtyre dokumenteve.”

Marrëveshja ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe ndaj kompetencave të personave juridik vendorë, të cilët ushtrojnë veprimtari në sferën e shërbimeve të besueshme, përkatësisht me këtë mundësohet që nënshkrimet e hedhura në këtë Marrëveshje të jenë nënshkrime besimi dhe konkuruese edhe në tregun e Malit të Zi.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form