Shpërndaje:

Ministri Mançevski kryeson me takimin e nëntë të Grupit special për reforma në administratën publike

Shkup, 18 shtator 2019

Në suaza të Komitetit për stabilizim dhe asocim, dje në Shkup u mbajt takimi i nëntë i Grupit special për reforma në administratën publike (GS-RAP) ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

Në takim bashkëkryesuan ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe Dejvid Kalen nga Drejtoria e përgjithshme për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zgjerim pranë Komisionit Evropian.

Në takim u bisedua për progresin në sferat kyçe të parimeve të administratës publike: korniza strategjike për reforma në administratën pubike, duke e përfshirë edhe programin për reforma të menaxhimit me financat publike, udhëheqjen me burimet njerëzore, zhvillimin e politikave dhe koordinimin, ofrimin e shërbimeve, si dhe për  transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski iu referua rezultateve kyçe të realizuara në periudhën e kaluar dhe i riafirmoi përpjekjet politike për vijimin e reformave. Theksoi se është me rëndësi të veçantë që takimet e GS-RAP u rivendosën përsëri në vitin 2017-të, duke bërë të ditur se rritja e numrit të institucioneve - pjesëmarrëse në takim nga viti në vit dëshmojnë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut seriozisht e ka marrë pozitën horizontale të procesit të reformave, jo vetëm në prag të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe për të siguruar shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.

Komisioni Evropian theksoi se reforma në administratën publike mbetet një sferë kyçe lidhur me eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut. Komisioni evropian i përshëndeti përpjekjet e Qeverisë për përforcimin e transparencës në reforma duke përfshirë edhe mënyrën për njoftimin e implementimit të Strategjisë së Reformave në administratën publike 2018 – 2022.

Palët u obliguan që të punojnë bashkërisht rreth të gjitha çështjeve lidhur me ferormat në këtë sferë.

Krahas përfaqësuesve nga MSHIA-ja, në takim morën pjesë dhe Kalinka Gaber – sekretare shtetërore e Sekretariatit për çështje evropiane dhe kryesues të Komitetit për stabilizim dhe asocim, përfaqësues të Komisionit Evropian, vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga SIGMA dhe RESPA.

Njësoj si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, konkluzionet e GS-RAP do të publikohen në web-faqen e MSHIA-së gjatë ditëve në vijim.

GS-RAP u formua në takimin e shtatë të Komitetit për stabilizim dhe asocim, i cili u mbajt më 3 dhe 4 qershor 2010-të në Shkup.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form