Shpërndaje:

THIRRJE PËR DISKUTIM PUBLIK

Shkup, 23 shtator 2019

Të nderuar,

Nëa suaza të përpjekjeve për reforma në administratën publike, në periudhën e kaluar, në procesin e gjerë konsultativ, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, punoi në ndryshimet e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin e Nëpunësve shtetërorë.

Propozim-ndryshimet, do të shqyrtohen në diskutimin publik i cili do të mbahet më 26-të shtator 2019-të (e enjte), me fillim në ora 12:00 në Klubin e deputetëve.

Në diskutimin publik do të marrin pjesë, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, drejtori i Agjencisë së administratës Spase Gligorov dhe Biljana Nikollovska Zhagar këshilltare shtetërore e administratës publike në MSHIA.

Propozim-ndryshimet e Ligjit për nëpunësit administrativ (LNA) dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (LPSP), janë të publikuar në ENER, në lidhjet në vijim:

https://ener.gov.mk/default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg&itemid=gLYd0Z7SogLpIjM/VoX69Q==

https://ener.gov.mk/default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg&itemid=jC3TVvDWhw3AYRz2r4R4NA==

Qëllimi i këtij debati është që të gjitha palët e interesuara të kontribuojnë me rekomandimet dhe komentet e tyre për ndryshime në Rregulloren ligjore.

Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj më së voni deri më 25.09.2019, deri në ora  16:00, nëpërmjet e-mailit: odnosisojavnost@mioa.gov.mk

Pyetjet tuaja mund t’i parashtroni nëpërmjet numrit të celularit 070 390 118.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form