Shpërndaje:

Propozim-ndryshimet e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin e nëpunësve administrativ u prezantuan në diskutimin publik

Shkup, 26 shtator 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, organizoi debatin e dytë publik për ndryshimet në Ligjin e të punësuarve në sektorin publik dhe Ligjin e nëpunësve administrativ. Në debatin e sotëm publik u prezantua situata aktuale, sfidat gjatë implementimit të këtyre dy ligjeve si dhe propozimet e aspekteve në të cilët ekziston mundësia për t’i përmirësuar.

Siç theksoi ministri Mançevski, qëllimi i ndryshimeve të të dy ligjeve si dhe reformat e tjera të administratës publike janë që të ndryshohet klima e punës së administratës publike, ligjet t’i përkojnë situatës reale dhe të rezultojnë me rekrutimin e kuadrit administrativ cilësor.

,,Qëllimet kyçe të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik janë përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit gjatë udhëheqjes me burimet njerëzore, rritjen e vendeve të punës në sektorin publik, definimin e procedurave të punësimit, avancimit, përgjegjësisë diciplinore dhe udhëheqjes me efekt, auditimit të fushëveprimit të ligjit, konceptit të ri për miratimin e planit vjetor të punësimit, përkatësisht planet sektoriale dhe individuale të punësimit, rregullimin e procedurave të mobilitetit dhe kufizimin e mbikqyrjes ndaj dispozitave të këtij ligji”, informoi ministri Mançevski.

Duke folur rreth përfitimeve nga ndryshimet në Ligjin e nëpunësve administrativ, ai iu referua avancimit të modelit të punësimit dhe udhëheqjes me performancë, bazuar në kompetenca, aplikimin e punës provë, thjeshtësimin e procedurave për përcaktimin e përgjegjësisë diciplinore, motivimin plotësues të të punësuarve të angazhuar në prioritetet reformuese dhe avancimin e punës si dhe kapaciteteve profesionale të administratës.

Biljana Nikollovska Zhagar, këshilltare shtetërore e administratës publike në MSHIA, i prezantoi ndryshimet konkrete të të dy ligjeve.

,,Ndryshimi rrënjësor, i cili ishte dhe subjekti i kritikës është përpilimi i kushteve të punësimit. Kishim punësime me kohë të caktuar, por nuk i kishim të përcaktuara rregullat ose bazat të cilat u shfaqën në praktikë, si për shembull rradhitja sipas kërkesës së të punësuarit që shpesh mund të ndodh për arsye shëndetësore ose është para përfundimit të marrëdhënies së punës dhe nuk mundet të përballet me sfidat konkrete të vendit të punës. Shmangëm mundësinë e keqpërdorimit të punësimeve nëpërmjet agjencive të punësimit të cilat janë të përkohshme dhe me kohë të caktuar dhe veçanërisht e shmangëm mundësinë që në kohë të caktuar të angazhohen persona të cilët kanë të drejtë në vendimmarrje në procedurat administrative, në kërkesat për realizimin e disa të drejtave të tyre”, potencoi Nikollovska Zhagar.

Në diskutimin publik u drejtua dhe drejtori i Agjencisë së administratës, Spase Gligorov, i cili foli për ndryshimet të cilat do të reflektohen ndaj punës së Agjencisë.

Ai iu referua Akademisë së trajnimeve dhe zhvillimit të administratës i cili do të jetë organ në përbërje të MSHIA-së, organ i cili është i domosdoshëm, ndërsa deri më tani vepronte në nivel të Sektorit në MSHIA, por ajo zgjidhje nuk dha rezultat si më e përshtshmja dhe presim nga Akademia që të ofrojë përkryerje profesionale në nivel më të lartë të nëpunësve administrativ.

,,Ndryshim kuantitativ, megjithatë edhe cilësor, përkatësisht propozim për ndryshime dhe plotësime kemi në pjesën e procedurës së punësimit të nëpunësve administrativ. Këtu do të theksoj tre segmente: Provimi i nëpunësit shtetëror, Komisioni për zbatimin e procedurave të punësimit dhe kushtet e punësimit. Te kushtet e punësimit dua të theksoj se si kushte i heqim vërtetimin mjekësor, vërtetimin e shtetësisë dhe vërtetimin e njohjes së programeve kompjuterike për punë në zyrë, Vërtetimin mjekësor e heqim për arsye se i barazojmë në tërësi të drejtat e kandidatëve për punësim, siç është e rregulluar me Ligjin e marrëdhënieve të punës. Vërtetimi i shtetësisë nuk duhet të bashkëngjitet pasi me procesin e digjitalizimit, institucioni do t’i tërheq vet nga sistemi”, tha Gligorov.

Numri i madh i pjesëmarrësve kontribuan ndaj diskutimit me shembujt nga zbatimi praktik, por edhe me rekomandime në përputhje me hulumtimet e bëra, prej ku më tej do të finalizohen ndryshimet ligjore.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form